Tuesday, November 10, 2020

TE THERRASISH PER HUMANIZEM DHE TE SHTRISH DOREN PER NDIHME.








 Nuk kam dashur kurr te ve interesin tim para atij kombetare, as qe kam kerkuar kur ka qen koha ime e kur kam mundur te ngop syrin dhe te matrijalizohem kur kam mundur, sepse cak e kam patur ceshtjen e keti kombi qe vuante dhe ishte i mjere nen zgjedhat e huaja, i roberuar dhe i rraskapitur ne lodhesi.

Por, jeta eshte e atille dhe te shtyen ndonjehere, me ndihmen e bastardeve, atyre qe su pelqen qe te biesh ne nivelin kur ke nevoje ti drejtohesh dikujt per ndihmese.

Duke menduar se Shqiptaret jane populll zemerbujare dhe se i ndihmojne ata qe per ket liri dhe ardhmeri kan flijuar gjithcka, do hapin zemrat dhe do ndihmojne ata qe vertete kan nevoje.

Pasi rash nga perndjekjet e pushteteve nacionalshoviniste te keti vendi me ndihmen edhe te disa Shqipfolsive ne ato pushtete ne gjunje, i semure dhe i rraskapitur, iu drejtova nje shoqate humanitare me nje emer te madh te nje bemirseje hyjneshe qe u shpall per hyjni, dhe mendova se do solidarizoheshin me situaten ku kisha rene une, se do me ndihmonin, sepse une nuk kerkova shum, sot e kesaj dite, nuk kam mare asnje pergjigjeje nga ata se jane te gatshem te me ndihmojne , apo jo. Ju drejtova shoqates humanberese "NENE TEREZA" nga Struga, por nuk gjeta mbeshteteje as tek ata, edhe pse ma dine situaten ne te cilen gjindem si at ekonomike, ashtu dhe shendetsore.

Une kerkova nga ata pak ndime matrijale per nje meremetim te vogel te shtepis familjare e cila eshte e vjeter, dhe kanoset shembja e saje nese nuk meremetohet pak nje far dore. Nuk ja dola te mbledh mejete vet, sepse shkollova njerin nga djemt e mije ne Univerzitetin e Shkupit, mandej Magjistroi, dhe nje kohe ishte dhe pa pune. Djalin tjeter ne asnje vend pune nuk deshten ta marin, sepse nuk jemi joshqiptar ne nje qytet ku te tjerit jane shumice, dhe se nuk i takonim asnje Partie Politike qe te etabloheshim atje per punesim.

Une kam punuar ne mediat te cilat pas nje kohe mbyllen , falimentojne, dhe me kan botxh sic eshte gazeta "Bota Sot" mbi 200 mije denare, Fakti, Lajmi, gazeta 24 ore, dhe Agjencija e lajmeve Iliria Njuz. Biles as kontributet e penzionimit te pakten te mi kishin mbuluar.

Jete e harrnuar per mua dhe familjen time. U mundova ne boten e jashtme te gjeje streh, por as atje sna e varte veshin me ne te perndjekurve nga politika kriminale e keti vendi.

Tju them te drejten, se besoja se nje shoqate Humaniteare nuk do i dilte zot nje veprimtari dhe atdhetari, te pakten me nje shum simbolike parashe qe ta adaptonte shtepine ku do mundeshim te jetonim si njerz normal. Une nuk kerkoj as lukse e as shperblime sic kan mare njerez pa aspak merita. Une kerkoj ta stabilizoj strehun mbi koke zoterinje te nderuar te Shoqates Humanitare "Nena Tereze" nga Struga.

faliminderit per kujdesin qe e dhat, se ja zbardhet emerbarteses shejterine e saje qe e perdorni si paravan per tu etabluar ju vet.



Fergim Demiri, Gazetare nga Manastiri

No comments:

Post a Comment