Saturday, April 27, 2019

LARGIM...!

MOSTOLERANCA DHE MOSRRESPEKTI NGA PËRKATSUESIT E MIJ, MË BËN DITA DITËS MË TEPËR, TË HEQ DOR NGA KOMBËSIA TË CILËS I PËRKAS. DO I JAP LAVDË ZOTIT QË DO I TAKOJ NJERZIMIT, ATËHERË.


Një popull bujarë që do për vete ta mbaj kët epitet, e që më me asgjë se meriton, po ligështohet tej mase, dhe po deformohet principi i tijë shekullorë i BESËS, që ishte një sinonim për të na mbajtur mend të tjerit.
Kur ka ardhur koha që vëllau - vëllaut tia nxjerr sytë, për pa patur sherr mes tyre, ti s'ke çfar pret nga ky popull që shoi - shoqit ia nxjerr trut.
S'ka mbet më as vëlla, as motër, as kushërinj, as xhaxha, as dajo, as hallë, as teze, të mos flasim për brezat më të largët. E për shokë e miq, veç në pasçin noi iteres për vete, tu krysh ndonjë hall a punë, ose tu huazosh para, e të mos dish kur do ti marish ato.
As për miqësi, thjeshtë pa paragjykime, sidomos me botën femrore Shqiptare. 
Nëse i shkruan për ta miqësuar, ajo do mendohet së pari 7 miljon herë të të shkruaj përgjigjëje, dhe do të çojë në të sëmës, (të më falni në të shprehurit), në e hetovt se nuk i ben përshtypje, a persim. Nëse s'je ndonjë pasanik, a politikan, a ndonjë Kapo i Krimit, s'të qas për shoqëri, veç për Krevat e kan mendjen. Paraja, ua ka verbuar si sytë, ashtu dhe mendjen të gjorave.
Shpesh herë ia kam bër pyetjen vetes, po ç'ne Shqiptar bre, kur ti mendon për mirësinë e këti populli, e ai ta ngul thikën pas kurrizi. Dhe, me të drejtë vinë asi menime, kur shikon se merr thika në kurriz nga më të afërmit e gjakut, e lëre më nga ata të largtit që i ke trajtuar si shokë, u ke ndihmuar kur ata skan ditur ku lidhet Gomari, dhe dot ta ngulin një Maçetë pas kurrizi, që mos dish nga të vesh.
Shqiptari i kohës së sotshme, një fatkeqsi e Botës së Civilizuar, dhe me plot të drejtë na thonë se kemi ardhur nga Kaukazi. 
Në paskemi qënë, ne ata pasardhës të Ilirve dhe Pellazgve! Ata kan patur kulturë bre, e jo egërsivitet, siç kemi ne sot!? Ç'kemi lidhje ne me Ilirët, paçit njat bes të Zotit???
Prandaj, së shpejti me bekim të Zotit, do të jem vetëm njeri, dhe do të jetoj atje ku takoj.


Kjo Kartë Identiteti e perkohëshme, është viza e realitetit. Më mirë të jesh njeri, dhe të ndihesh si i huaj në një vend ku ka vlera njerzore, se sa të jetosh si kafshë në vendin e çvlerave, injorancave dhe shpifjeve. Në vendit ku vëllau- vëllaut do tia nxjerr trut për hiç koti. Në vendin e TRATHTIS megalomane.





       NOBEL@

Monday, April 22, 2019

POEZI

ANKTHIMI...
















Nënë,
Ti e zeza nënë që s'ti shikoj lotët e tua në sy,
Sa herë që më shikoje të vramë nga trathtarët,
Qaje me lot në sy prapa shtëpisë tonë,
Qaje atje, që mos ti shikoja lotët unë, por e ndjeja!
Syt e tua s'pushuan duke qarë, nga ç'më benin ata trathtarë,
I njihnje ti shum mirë, se Babanë ta kishin vrarë,
Nënë,
Pse më linde të isha Shqiptar?
Te më kishe lindur një Gurë, do kalonin Lumin njerzija,
Do më vinjin në mes të fshatit, për tu ulur mbase,
Ah, na shkatrroi kjo trathtija, thonje, e tani?!
Tani, më s'ka kush të më japi pak shpresë, ti shkove,
Më le mua pa ndihmë, pa shpresë, i vetmuar, veç me Zotin,
Shqiptari e harron motin, se kur ka pas zi, dhe trathton,
Gjak Marimangash ky, a ku me did se ç'far gjaku ishte në Gjen!
Nënë,
Po mbytem në Oqeanin e trathtis të këti Kombi, pse më linde Shqiptar?
Ky Komb ka dëshir vet të varet në litar, i mallkuar qoftë,
Skan mbetur më dietarë, i kan mbuluar me tymin e trathtisë,
E s'duket kundi drita e lirisë,
Nënë...


Autor: Fërgim Demiraj-Nobel
Manastir 22 Prill 2019






Wednesday, April 17, 2019

NOTRE DAME, ISHTE RASTESI, APO DENIM NGA LARTE.

Nga Fërgim Demiraj





Bibla si njëra nga librat e çmuara te besimit ne Zot, qoft Dhjata e Vjetër apo Dhjata e Re, në të dyjat Yoti porosit, (mos u besoni idhujve).
Po thuaj se në shum nga Faltoret Kristiane -Katolike në Perendim, kemi patur rastin ti shikojmë figurat ve ndryshme ne fasadat e tyre, ose në brendinë e tyre.
Une nuk jam kundërshtar e as skeptik se çfar ka porostur Perendija Zot, kur është fjala tek besimi i pastërt dhe i vërtetë, sepse njeriu është ai që i ka bërë Faltoret në ato forma, e jo Zoti. Në asnjë mënyrë Ai s'ka urdhëruar një ndërtim të atillë të bëheshte për lavdën e tijë. Zoti, s'ka nevojë për ti ngitur asnjë përmendore dhe pasuri, sepse e gjith pasurija e Univerzumit, është e tij.
Në pjesën e jashme të faltores Notre Dame, një Katedrale                                                                 Katolike e ndertuar para 850 vitesh, pra fasada e jashme është e                                                       dekoruar me kësi figurash
mistike të errësirës së pa dukshme, në popull që quhen Demonë, apo ndihmësit e Satanit, ndryshe. Dhe urdhera e Zotit që të mos bëhen kësi figura, e lere më të vendosen në Faltoret e Tijë, është një nga faktet që Perendija dhe pas 850 vitesh derdh vrullin e mosrrespektit ndaj Tij, dhe me zjarrin e padukshm, sidomos më kur kjo ndërtesë më nuk shfrytëzohet për lutje dhe dedikim ndaj Zotit, por për Biznes.
Ka edhe një gjë që e ngjalli mllefin e Perendis që ta zhdukte ktë Katedrale. Jezusi, kur ishte në Kapernaum, dhe kur u fut në Tempull, atje pa se ata e kishin shëndërruar në Treg për përfitime Tempullin, dhe Ai, JEZU, u çmend dhe ua hodhi jashtë kafshët që shisnin, dhe ua derdhi paratë.
Aty u tha se ky Muze tani që e dogji Perendija e askush tjetër, se për çdo vit, me qindra mijëra Turist e vizituekan,dhe mund ta merni me mend se sa para janë grumbulluar nga kjo punë.
Zoti, nuk e duroi ate, dhe pas 850 vitesh, e shkatrroi për disa minuta.
Asgjë nuk është e rastit, por është urdhëri dhe profecia e Perendis, që si duron dot më të pa besit.
Çdo gjë është e mundëshme nga
 Perendija!                                                                                                                                                





Tuesday, April 16, 2019

DO TA KAFSHOJ GJËMBIN!

Poezi









Vendosa!
Do ta kafshoj kët gjëmb që po më krijon dhembje,
Do ta përtryp, dhe do ta coptoj, me këto dhëmbët e mija të coptuara,
Gjëmbit, do ia fus tmerrin në gjak dhe në shpirt, po sa ta zë ku është,
Ai, mi bën sikletet dhe dhembjet, ama po e duroj unë!?
"O qelbësirë", do i them unë atij,- "a e din se nuk po të frigohem"?!!
Më ke bërë hi, - "se ke tamam me mua akoma"?!
E unë, me dhembjen që ma bëre, do të përbi ty fare,
Do ta coptoi dhe majën tënde me helm që ke, dhe farën yte...
Do e hedh në zjarrin e Ferrit, ejjjj, largë e thellë, le të digjet,
Të betohem o gjëmb, sa do që je dinak, do të gjejë dhe do të shkri,
Po, në Perendi po bindem, se ty një ditë do të kafshoj,
Unë, kështu me ty po grindem!?

Fërgim Demiri - Nobel Manastirli
21 tetorë 2016, Boden, Suedi.

Tuesday, April 9, 2019