Friday, April 17, 2026

Shqiptaret se humbin dot kontinuitetin e percarjes

Kan kaluar shum shekuj qe Shqiptaret kan ngel te ndar e te percare, dhe akoma jane te atille, sepse sherrin ua vendos paraja qe e marin nga agjenturat e huaja, dhe pa piken e turpit ata perleshen ne public. Legjenda se Shqiptaret kane qen me besa bese dhe se na qenkan akoma, bien ne uje me kto ngjarjet e fundit qe ndodhen ne te gjitha vendbanimet ku ata jetojne, si ne Republiken e Shqiperise, asaj te Kosoves, Lugin te Presheves, ne Maqedonin e Veriut ne Diaspore. Neve sipas gjith gjasava qenkemi nje popull semantic dhe me te drejte na paskan quajtur, jo vetem Serbet, por dhe te huajit Bisha me Bishta, nga se vrasim vellau- vellaun. Nje Fatos Nano ia vuri zjarrin Shqiperise se shkatrruar pas diktatures, dhe solli nje Melez ne krye te Pushteteve ne Shqiperine e vrare qe deshten ta ndanin ne vitin 1997 dhe tja bashkangjisnin Greqise. Era e Komunizmit akoma po aromatizon at vend dhe ska per te dalur nga ajo kapsul deri sa te egzistoje Bota. Nje grusht Intelektualesh po luftojne per nje Kauze qe veshtir se do te krijohet, sepse agjenturat e huaja dhe krimi I organizuar nuk hapin rruge vec se nje lufte qytetare qe as ajo nuk eshte zgjidhje relevante. Shembuj ke sa te duash se traththtija dhe urrejtja, vrasjet dhe krimi I organizuar shkojne bashke, kjo qe nga koha e pavarsis, vrasja e neshkrusve te aktit te pavarsis ne rrethana te pasqaruara dhe brumi i shendosh ja mbathi rrugeve te Botes duke mos mundur ta durojne padrejtsin, mospasjen e demokracis dhe mosperspektives. AKTUALE

Saturday, March 14, 2026

Objekti i vërtetë ku u mbajt Kongresi i Alfabetit në Manastir, por si shtrembërua e vërteta historike

Shkruan: Fërgim Demiri/Manastir Ky është Hoteli “Liria”, pronë e familjes së Themistokli Gërmenjit, i vendosur në qendër të qytetit. Gërmenjtë ishin një familje tregtare dhe aristokrate, dhe pikërisht këtu kishin vendqëndrimin rilindësit e shekullit të kaluar. Me plot të drejtë, Muzeu i Shkronjave nga Kongresi i Manastirit është dashur të hapet pikërisht këtu, sepse në këtë objekt ka kuvenduar Këshilli i Kongresit. Mirëpo, shqiptarëve nuk u intereson arsimi dhe këto çështje i lënë në harresë. Njëra nga pasardhëset e familjes Gërmenji posedon tapi nga koha osmane, megjithatë klasat tona politike ia kanë ndaluar aktivitetin për rikthimin e objektit, edhe pse BDI, me Ali Ahmetin në krye, ishte në pushtet plot 24 vjet. Objekti ku sot është vendosur muzeu ka qenë dikur një kasolle dhe magazinë për mallra e Feim Bej Zavalani. Ai objekt nuk ka asnjë rol historik, sepse shqiptarët kanë jetuar në qendër të Manastirit, e jo në periferi. Kjo është historia reale e këtij objekti. Më pas, në vitet e Jugosllavisë Mbretërore, emri i hotelit ndryshohet: nga “Hotel Liria”, serbët ia vendosin emrin “Hotel Beograd”, dhe kështu quhet për një kohë të gjatë, deri sa nuk e nacionalizojnë komunistët jugosllavë. Kjo është e vërteta që vazhdimisht anashkalohet, ndërsa institucionet shqiptare heshtin. Të fundit Bedri Hamza i PDK-së: Kompromiset e Kurtit cenojnë sovranitetin, legjitimoi strukturat ilegale Aktuale 15/03/2026 00:36 Raportohet se një vajzë 20 vjeçare ka rënë nga kati i 4-të në Tetovë Aktuale 14/03/2026 22:28 Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme? Aktuale 14/03/2026 20:27 Shqiptari Daniel Nurka fiton “Survivor Greece”, merr çmimin e madh prej 100 mijë eurosh Diaspora 14/03/2026 18:12 Problem i madh nëse shfuqizohet Ligji për Gjuhët” – Paralajmërimi i fortë i Pendarovskit Aktuale 14/03/2026 17:39