Sunday, May 12, 2019

SHQIPTARËT IKIN NË PERENDIM, TROJET PËRSERI PO ZBRASEN


MBRËMË, NGA STACIONI I AUTOBUSAVE NË SHKUP PËR GJERMANI, U NISËN 4 AUTOBUSA ME SHQIPTAR!











Ajo që quhet histori dhe që po na përsëritet, është në fakt kjo që po na ndodh sot, dhe që do vazhdojë të na ndodh akoma tutje.
Taktika e presioneve të pushteteve nacionaliste në Ballkan, nuk kan pushuar kurr, dihet me ndihmën e Kolonës sonë të 5-të, për ta zbrazur vendin nga Shqiptarët.
Disa nga Shqiptarët, përmes metodave të Besimit dhe Fesë, dikur i kishin presionuar që të iknin për në Turqi, fallangat Sllave të asaj kohe me në krye me Rankoviqin, e disa që kishin besim ndryshe nga të Myslimanët, i asimilonin me martesa të përziaera, me Sllav a Sllave, dhe me ndikimi i Kishës Serbo-Sllavo Ortodokse.
Edhe sot është ashtu, duke i shfrytëzuar klanet kriminale të Shqiptarve, që janë inplikuar në Politikë, ata punësuan vetm Ushtar Partiak dhe Kusling, por më së shumti familjet e tyre. Dhe detyruan mijëra e dhjetra mijëra, e ndoshta mbrrin në qindra mijëra Shqiptar që do lëshojnë vatrat e tyre, për të siguruar bukën e gojës.
Azgjë nuk ka ndryshuar që nga koha e Çubrilloviqit, dhe nga koha e Vasilije Trbiqit,jo! Një pjesë e gjakut të prishur të shqipfolësve, haptas dhe hapur po i shërbejnë klikës Sllave në Maqedoninë Veriore, pa pikën e turpin, dhe u ndihmojnë, që ata të themelojnë shtetin Sllav, dhe ta mbajnë në jetë ate.
Edhe ne vitet e pas luftë, në vitin 1949, nënshktuhet pakti trepalësh i fsheht midis Turqis, Greqisë dhe Jugosllavis Titoiste në një Ishull në Greqi, dhe me ndihmën e Turqizimit të Shqiptarve, dhe me ndihmën e Kolektiveve, dhe me ndimën e Hoxhallarve dhe Mesuesve, Agjenta të OZNA-s, shkulen nga Manastiri me rrethine, dhe nga Pellagonia, mbi 38 000 Shqiptar për në Turqi.
Rroli ni Hoxhallarve, Klerikve islam, ka qënë që ti bindin Shqiptarët të Mysliman, që të shkuleshin dhe të deklaroheshin si Turq, e ata vetë s'lëvizën këmbë, e tu thonë mos i dërgoni fëmijët, posaçërisht femrat në shkollë, se do bëhen Kaurr, se në Kolektivet do ua marin edhe pasurinë e pronat, edhe gratë, Sllavët, dhe kështu ka filluar lumi i pandalë që nga Sanxhaku e deri në Çamëri e Thraki.
Përsëri e njëja politikë po praktikohet, veç se lojtarët dhe mënyra është ndryshuar, po qëllimi është i njëjti.
Historija, është fakt se po na përsëritet, do zbrazen vendbanimet Shqiptare, dhe kështu egzodi s'do pushojë kurrë. 
Pyetni ata që i votoni, pse është kështu, ta shikojmë ç'përgjigjëje do merrni.
Atëherë, me borxhe dhe uhaja, kan lënë pasuritë e shëpitë Shqiptarët Aristokrat të Manastirit, dhe që nga viti 1951, e deri në vitin 1968, spushoj shkulja. Sot, vazhdon, por kësaj rradhe nga Perendimi është derinacioni.
Edhe sot marin uhaja dhe borxhe që të rregullojnë Vizat e Punës, dhe për Transportin, i kyçin shtëpitë e reja, i lënë të boshadisura, dhe Minjt e Marimangat, aty veç hedhin valle.
Ju flet fotoja në ballinë, se si kan udhtuar Shqiptarët e mjerë për në Turqi, dhe çfar baskëmesh u ka bërë OZNA, që ka patur raste, ua marin shtepinë, dhe mandej në buka, ua gjejnë ca Ari, dhe ua konfiskojn. Argatët e sllavëve skishin pushuar as at kohë. Spiunimi kundër vëllezërve, si gjenetik trashigimtare.
Do ishte mirë të paktën, të merreshte ndonjë Regjizor e Artist, ta fuste në letër kët storje, apo në shirit filmik. Ju garantoi, se Oskar do fitonte!!!

Fërgim Demiraj-Nobel 

Sunday, May 5, 2019

POPULL I VDEKUR, PA KLAS POLITIKE TE DENJE.

EDHE KËSAJ RRADHE, U TREGUA SE SHQIPTARËT E MAQEDONIS SË VERIUT S'KAN KLASË POLITIKE TË DENJË!!!!

 Politika Shqiptare e këti 30 vjeçari në Maqedonin Pansllave, Shqiptarët e Maqedonisë i bëri për vete dhe ua shkriu Klasën Politike që tentohej të krijoheshte.
Shqiptarët e humben shansin e fundit, me kohën kur në pushtet ishte Lubco Georgievski me VMRO në e tij, dhe kur në kualicion kishte një parti Atdhetare siç ishte PDSH ja e asaj kohe me Lider Arbër Xhaferrin.
Shqiptarët nuk e shfrytëyuan kët rast, dhe lejuan që forcat e ish shërbimeve Jugosllave tua prishin raportet atyre që serioyisht do kishin zgjidhur problemin.
Me at cak nga Amerika u soll dhe Kryetari i atëhershëm i shtetit Boriz Trajkovski, që të realiyoheshte ëndëra e Shqiptarve për të qënë të barabartë me popullin Sllav.
Shqiptarët e maqedonisë së Veriut më kurr sdo ken shansin që të poyicionohen në at gradacion që kishin asaj kohe. Rinija dhe intelektualët sot e tutje me të madhe do shpërngulen dhe do ikin Evropës dhe gjetkë, do zbrazen vendet Shqiptare në Maqedoni, ndoshta është dhe plani i atillë me marrveshtjen e Prespës, se nuk i dimë prapavijat e këti dokumenti, dhe kështu dhe Ujku i ngopur, dhe Delet në numër. Çobanin, do ta kaplojë udhëtimi dhe do mari dhenë siç kanë bërë dhe shum të tjerë.
Mjekët, Hoxhallarët, Pehlivanat, dhe Mesuesit e fshatit, por dhe Barinjtë na e bëjnë politikën etnike!!!
Epo u qoft me hajr fitorja ose konseksualista shqipfolës se kështu e ka historija jone. Gjithmonë përsëritet dhe përsëritet, dhe në fund do ngelim dhe pa atdhe si duket.
Unë më, për çështje të kombit , po e mbyll me kaq.

Halid Igball-Nobel@