Wednesday, March 16, 2016

AKTIVIZOHET PËRSËRI KONTRABANDA ME SIRIJANËT NË MARIOVË



Me vendimin e pushtetarëve të Maqedonisë për mbylljen e kufirit për refugjatët Sirian, menjëherë u aktivizuan pikat ilegale të kufirit mes Maqedonisë dhe Greqisë në rajonin e Mariovës, që jurispodon komuna e Novacit, Manastirit dhe Prilepit.
Sipas informatave nga burime të veta Agjencia e lajmeve INA nga zyrtarë anonim të Policisë dhe të njerzve që janë me prejardhje nga Mariova, por më nuk jetojnë atje, përsëri u aktivizuan këto kanale kontrabandiste, që viteve të 90 –ta, shërbenin për kontrabandimin e emigrantëve nga Shqipërija, për në Greqi. Përdoren po të njëjtat ruta dhe kalime, që janë përdorur dhe atëherë.
Sipas informatave nga terreni, në disa fshatra, tani më të pabanuara me njerëz të Mariovës, si Oleveni, Makovo, Skoçivir, etj., atje janë hapur shitore produktesh, dhe shtëpi “Etno” gjoja për turizëm, por këto përdoren për vendosjen e emigrantëve Sirijan, para se të transportoheshin tutje.
Sipas informatave që posedojmë, thuhet se kontrabandisët të lidhur me Policinë Kufitare dhe me zyrtarë të politikës vendore dhe asaj qëndrore, u marin nga 1000 evro për person, që ti kalojnë në anën Maqedonase, dhe ti transportojnë gjetkë. Flitet nga qarqe të ndryshme këtu në Manastir, se deri tani kan kaluar me qindra emigrant nga Lindja e Mesme, nëpër pikën kufitare të malit Kajmakçallan, dhe janë futur në Maqedoni.
Edhe gjat verës qe kaloi, mund të shiheshin nëpër qytet, emigrant si lëvizin haptas.



Me hapjen e kufinjëve nga shteti Shqiptarë, pritet që ky fluks të zhduket fare, dhe të mos ketë më emigrant, që do kalojnë ilegalisht në Maqedoni.
Për këte, zyrtarët heshtin, dhe nuk flet askush se çpo ndodh në Mariovë, në vijën kufitare mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Fërgim Demiri  PRESS MAGAZIN