Me vendimin e
pushtetarëve të Maqedonisë për mbylljen e kufirit për refugjatët Sirian,
menjëherë u aktivizuan pikat ilegale të kufirit mes Maqedonisë dhe Greqisë në
rajonin e Mariovës, që jurispodon komuna e Novacit, Manastirit dhe Prilepit.
Sipas informatave
nga burime të veta Agjencia e lajmeve INA nga zyrtarë anonim të Policisë dhe të
njerzve që janë me prejardhje nga Mariova, por më nuk jetojnë atje, përsëri u
aktivizuan këto kanale kontrabandiste, që viteve të 90 –ta, shërbenin për
kontrabandimin e emigrantëve nga Shqipërija, për në Greqi. Përdoren po të
njëjtat ruta dhe kalime, që janë përdorur dhe atëherë.
Sipas informatave
nga terreni, në disa fshatra, tani më të pabanuara me njerëz të Mariovës, si
Oleveni, Makovo, Skoçivir, etj., atje janë hapur shitore produktesh, dhe shtëpi
“Etno” gjoja për turizëm, por këto përdoren për vendosjen e emigrantëve Sirijan,
para se të transportoheshin tutje.
Sipas informatave
që posedojmë, thuhet se kontrabandisët të lidhur me Policinë Kufitare dhe me
zyrtarë të politikës vendore dhe asaj qëndrore, u marin nga 1000 evro për
person, që ti kalojnë në anën Maqedonase, dhe ti transportojnë gjetkë. Flitet
nga qarqe të ndryshme këtu në Manastir, se deri tani kan kaluar me qindra
emigrant nga Lindja e Mesme, nëpër pikën kufitare të malit Kajmakçallan, dhe
janë futur në Maqedoni.
Edhe gjat verës
qe kaloi, mund të shiheshin nëpër qytet, emigrant si lëvizin haptas.
Me hapjen e
kufinjëve nga shteti Shqiptarë, pritet që ky fluks të zhduket fare, dhe të mos
ketë më emigrant, që do kalojnë ilegalisht në Maqedoni.
Për këte,
zyrtarët heshtin, dhe nuk flet askush se çpo ndodh në Mariovë, në vijën
kufitare mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Fërgim
Demiri PRESS MAGAZIN
No comments:
Post a Comment