Wednesday, April 6, 2022

TI, U FSHEHE NGA UNE KUR IKE PERJETE.


Lutesha mbi krevatin e Spitalit ku dergjej ti,

Cdo moment ne lutje e ne lot gjaku,

Ti e dije se me fundi kishte mbrri dhe nuk fole me,

Mundohesha me gjith barren time te semundjes qe kisha,

Te te sherbej per heret e fundit Mirak bardhoku,

Sa her largohesha nga Spitali, laja me lot rruget,

Edhe une e dija se me po vjen fundi por se kur?

Dita e pare e tetorit, sa shkova nje cast tek shtepija,

Qe e le zbrazur si Mulli, dhe s'pushova,

Nuk me prite te ta them lamtumiren, tinzas ike me Engjujt,

Me mbeti nje Gozhde ne zemren time te vrare bardhok,

As lot me nuk kam per te qare, as shpres e as gezim,

Ti ishe shpresa ime qe ne ankth deshiroja ringjallje,

Por kur u ktheva ne Spital, syt te kishin mbetur hapur,

Deshir e paperfunduar, jete e pa jetuar, me plot kujtime,

A e din sa e ke lenduar zemren time, a e din atje ne perjetsi,

S'ti dhash bile dy perqafime, a do ma falje, a do te falja,

Ti u fshehe nga une dhe ike ne pakthim ne perjetsi.


Fergim Demiraj-Nobel

07 Prill 2022, Manastir.