Saturday, March 14, 2026
Objekti i vërtetë ku u mbajt Kongresi i Alfabetit në Manastir, por si shtrembërua e vërteta historike
Shkruan: Fërgim Demiri/Manastir
Ky është Hoteli “Liria”, pronë e familjes së Themistokli Gërmenjit, i vendosur në qendër të qytetit. Gërmenjtë ishin një familje tregtare dhe aristokrate, dhe pikërisht këtu kishin vendqëndrimin rilindësit e shekullit të kaluar.
Me plot të drejtë, Muzeu i Shkronjave nga Kongresi i Manastirit është dashur të hapet pikërisht këtu, sepse në këtë objekt ka kuvenduar Këshilli i Kongresit. Mirëpo, shqiptarëve nuk u intereson arsimi dhe këto çështje i lënë në harresë.
Njëra nga pasardhëset e familjes Gërmenji posedon tapi nga koha osmane, megjithatë klasat tona politike ia kanë ndaluar aktivitetin për rikthimin e objektit, edhe pse BDI, me Ali Ahmetin në krye, ishte në pushtet plot 24 vjet.
Objekti ku sot është vendosur muzeu ka qenë dikur një kasolle dhe magazinë për mallra e Feim Bej Zavalani. Ai objekt nuk ka asnjë rol historik, sepse shqiptarët kanë jetuar në qendër të Manastirit, e jo në periferi. Kjo është historia reale e këtij objekti.
Më pas, në vitet e Jugosllavisë Mbretërore, emri i hotelit ndryshohet: nga “Hotel Liria”, serbët ia vendosin emrin “Hotel Beograd”, dhe kështu quhet për një kohë të gjatë, deri sa nuk e nacionalizojnë komunistët jugosllavë.
Kjo është e vërteta që vazhdimisht anashkalohet, ndërsa institucionet shqiptare heshtin.
Të fundit
Bedri Hamza i PDK-së: Kompromiset e Kurtit cenojnë sovranitetin, legjitimoi strukturat ilegale
Aktuale 15/03/2026 00:36
Raportohet se një vajzë 20 vjeçare ka rënë nga kati i 4-të në Tetovë
Aktuale 14/03/2026 22:28
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme?
Aktuale 14/03/2026 20:27
Shqiptari Daniel Nurka fiton “Survivor Greece”, merr çmimin e madh prej 100 mijë eurosh
Diaspora 14/03/2026 18:12
Problem i madh nëse shfuqizohet Ligji për Gjuhët” – Paralajmërimi i fortë i Pendarovskit
Aktuale 14/03/2026 17:39
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment