Tuesday, April 16, 2019

DO TA KAFSHOJ GJËMBIN!

Poezi









Vendosa!
Do ta kafshoj kët gjëmb që po më krijon dhembje,
Do ta përtryp, dhe do ta coptoj, me këto dhëmbët e mija të coptuara,
Gjëmbit, do ia fus tmerrin në gjak dhe në shpirt, po sa ta zë ku është,
Ai, mi bën sikletet dhe dhembjet, ama po e duroj unë!?
"O qelbësirë", do i them unë atij,- "a e din se nuk po të frigohem"?!!
Më ke bërë hi, - "se ke tamam me mua akoma"?!
E unë, me dhembjen që ma bëre, do të përbi ty fare,
Do ta coptoi dhe majën tënde me helm që ke, dhe farën yte...
Do e hedh në zjarrin e Ferrit, ejjjj, largë e thellë, le të digjet,
Të betohem o gjëmb, sa do që je dinak, do të gjejë dhe do të shkri,
Po, në Perendi po bindem, se ty një ditë do të kafshoj,
Unë, kështu me ty po grindem!?

Fërgim Demiri - Nobel Manastirli
21 tetorë 2016, Boden, Suedi.

No comments:

Post a Comment