Wednesday, November 18, 2020

POEZI PER GJERASIM QIRIAZIN

 



O i dashuri i Perendis, ti qe prije i pari lirise,

Shpirtqeti dhe frymeploti i dashuris hyjnore,

Predikusi dhe mjellsi i fares se mire,

Luteshe per ne per te qene te lire,

Ti na mesove rruget e shpetimit drejt Jezusit Zot,

Edhe dhimja e jeta s'te shkoj kot, ti u Rilinde,

Vllazerine e bere per ne, Zotin kujtove ne c'do cep Shqiperie,

Lajmin e mire nuk ngurove, ne Bibla Shqip ti e shkrive,

Drites, qe ta dha Jezusi Zot, ti i prive, dhe peng mbete,

Atje ne Malin e Thate, Kacaket i gjete, dhe te roberuan,

Harac per liri te kerkuan, dhe u dhe,

Por dhe i shpetove nga mekati, e u bene palce per atdhe,

Jeta te shkoj ne dhimbje, dhe ne semundje te rende ty,

Te vdiqen mjeket Grek, ta moren lirine,

Por ti nuk vdiqe, je gjalle prane Krishtit Zot,

Edhe varrin ta shtegetuan disa idiota, sot,

Eshtrat s'ti kan gjetur, por te perllosen qetsine,

Te pa beset te vrane dhe nje here, ta prishen lirine,

Ne Strumice te derguan, ne nje vend te huaj,

Por Jezu Krishti Zot, hakun do ua paguaj.



Autore: Pastor Fergim Demiraj

Manastir, 18 nentore 2020



No comments:

Post a Comment