Thursday, September 20, 2018

Lamtumire Vëndet E Mija

Poezi Për Atdheun


Gjergj Fishta 



Lamtumire vëndet e mija,
Që po m'zhdukeni dalngadalë
Gjëmon Deti ushton duhija
Lkundet varka vale mbi vale.

Kah njaj Diell që asht tuj flakrue
Andej fill un tash do t'veta
Lamtumir atdhe i bekue
Lamtumirë për sa të jetë jeta!

Neser Nadja kur mbi ne,
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e di sa Ujë e Dhe,
Mue prej teje ka me me më nda?

Po ni pvetsha retë minore?
Po në i pvetsha zogjt e detit?
Veç për ty moj tokë arbnore,
Ska me më fol kush ma mue t'shkeretit

Kam me shkel në të tjera zalle
Në të tjera brigje e të tjera Dete
Kam me ndije të tjera gjuhë
Në të tjera vënde e të tjera qytete…

Vëndin tëm ma skam me pa…

Ka me prit pra motër zeza
Me i pru nanës në shpi ndonjë re,
Po, kushedi, i vllau atëhera,
Ku asht kah kalbet për nan dhe…

Para Hyut naltohet lutja,
O ju bjeshkët e shqiptarisë,
Ku ndër ju s'dijmë, çka asht tuta!
Veç në ju asht logu i burrënisë!

Lamtumire ju mriza e stane!
Lamtumire ju "shkurre e mreta"!
Lamtumire ju o armt e t'parve
Lamtumire për sa t'jetë jeta.

- poem written by Gjergj Fishta


Do ndahemi o vendi im. Une do vete gjetke, e ti do ngelish ne duart e mashtrusve, dilixhinjeve, maskarenjeve, dhe trathtarve. Keshtu paske fatin o vend i bekuar nga Perendija qe te ka krijuar. Por qe te coptojne e te shesin e te vrasin e te vjedhin te paftyret, gjakprishurit dhe kopuket.
Do mallkojme bashke o vendlindja ime, do qajme bashke dhe do lidhim plaget me gjembat e do sodisim me pluhurin tend te bekuar qe e helmosen me gjak Shqiptari te pafete, dhe bijt e gjakprishurit.

Lamtumir atdhe. Ma fal gabimin ne kam bere ndaj teje. E prano mandej mbeturinat e mija dhe beji dhe qe te shtrihet gjaku im i paster ne damaret e tu atdheu im.
Lamtumire ne perjetesi pergjithmone te lenca ty. Dhe mbije me shum gjakpaster se sa Hora dhe bandita, qe Shqypnija te jet vater diturie, dhe perparimi.
TE DUA ATDHEU IM.


NOBEL@

No comments:

Post a Comment