Wednesday, March 20, 2019

USAID MAQEDONIA, FINANSON NXIRJEN E MEDIAVE DHE GAZETARËVE.

Që të mbahet një pushtet në qeverisjen e tijë, së pari duhet ti eliminoi mediat dhe gazetarët që i pengojnë dhe e vështirsojnë mosfunksionimin e asaj qeverisje.
Kështu ndodh në Maqedoni, në vendin pa asnjë definim shoqërorë, ku bëhen dhe zhvillohen eksperimentime me qenjet e gjalla njerzore. Holokaust i vërtetë moderrn do thoja.
Fatkeqsija më rigoroze dhe më e madhe është, kur përzihen dhe ndërkombëtarët në eliminimin e atyre, që për një pushtet janë të pa dëshirueshëm.
Në rastin tim në fjalë, është i inplikuar një fondacion Amerikan, që thot për vete se ndihmon rrjedhat civilizuse dhe demokratike të vendeve të pa zhvilluara, por kjo është vetëm një mashtrim e asgjë më tepër.


PSE DHE KUJT I PENGOJNË GAZETARËT DHE MEDIAT E VËRTETA?!!





Që të ndihmonte ky fondacion Amerikan mbajtjen e një pushteti në maje të qeverisjes në Maqedoni, i duhej dhënë Injektime finansiare dikujt, që të bënte poshtrimin dhe nxirjen e disa nga gazetarët që nuk hedhin valle sipas muzikës së qeverisë së ati vendi. Kësaj radhe Fondacioni USAID Maqedonia, i dha mundësinë një far të ashtuquajtur; shërbimi për gjoja verifikimin e fakteve, një organ pushtetarë që deshti ti nxijë disa media dhe gazetarë të vyefshëm dhe real, me që u dha Dollarë që tu binin atyre kokës (gazetarëve), dhe tua nxinte karierën e tyre.
Ky far shërbimi i cili fund e krye ishte partiak i atyre të pushtetit, dhe zgjidhte njerëz që mund ti njollosnin karierat e gazetarëve dhe mediave, të cilat i pengonin pushtetit pro-fashist të asaj kohe, por dhe të kësaj kohe tani.
Duke e vendosur Blerim Hysenin per zevendes të drejtorit në kët çerdhe spiunësh, që ti godaste gazetarët dhe mediat Shqiptare këtu në Maqedoninë Veriore, ai mandej zgjidhte bashkëpuntor reketbërëse, siç ishte rasti me Fatlume Dervishin, e cila kohë më parë kish punuar në TV ALSAT-M, dhe duke i paguar honorar disa Dollarë, që të suleshte mbi shkrimet e mija që botoheshin në Agjencinë e Lajmeve Iliria News Agency, dhe duke e njollosur autoritetin tim, dhe duke e nxirë karierën time 30 vjeçare në gazetari, me të drejtë, ajo të intervenoi mbi tekstin në fjalë dhe të bëjë Cenzurim të shkrimit tim, vendim që kishte ardhur nga një Parti Politike e shqipfolësve me emrin BDI përmes Blerim Hysenit si zëvendës - drejtor i këti shërbimi spiunazhi.




Fatlume Dervishi, do kapeshte në rrjetin e DUI- t që ta nxinte karierën time me anë të një reçenzioni të defetizuar, por që me ndihmën e Blerim Hysenit, Agjentit të Shërbimit Sekret të Maqedonisë së Veriut (DBK), i cili enkas e kish detyruar Fatzezën që të merreshte me mua.
Dhe ajo me nënshkrimin e sajë nën reçenzurën që i ka bër tekstit tim tek INA, e ka vulos hasmërinë me një gazetarë me merita, të cilin e lexojnë rregullisht mbi 50 mijë lexues, dhe shkrimet e të cilit i sipërmarin ti ribotojnë dhjetra media të tjera në hapsirat shqiptare.
Si ta vlersosh ndryshe ndërhyrjen e këtyre analfabetëve të gazetarisë, veç si reketizëm mercenarësh, që skan as frigë nga Zoti, e as pik turpi?! Si ta cilësosh, veç një sigël urrejtjesh që krijuan mes Shqiptarësh,... ju lutem???

Fatkeqsija, nuk është se kan ndërhyrë në tekstet e mija pa të drejtë autoriale, sepse ky shtet as ka funksionuar ndonjëherë në at aspekt e drejtim, e as do funksionojë ndonjëherë si i atill, me bazament etik e shoqërorë. Por e keqja është se ata që kan ndërmarë kësi hapi, i kan varë vetes një teneqe, që do ti ndjek gjith jetën e tyre.
Ata që mi lexojnë shkrimet e mija, dhe ata që më kan mësuar të bej gazetari hulumtuse, e dinë shum mirë se çfar flas unë në shkresën në fjalë që e ka njollosur zonja, apo zonjusha Fatzeza Dervishi. Lexusit janë aq vigjilent dhe të mençur, sa që edhe ata do bashkangjiten në reagimin që bëj unë ndaj keqbërësve të Kolonës së pestë Shqiptare. Po u premtoi se do e kuptojnë, se mua nuk kan shansin të ma rrënojnë kualitetin ke shtresa e lexusve me armiqësinë që çfaqën ndaj meje për ca Lek të qelbura që ua dha USAID-i.


E kur jemi tek USAID, se kam të qartë, nga u erdhi ideja të japin mbështetje tek një organ jolegjitim për kët sferë, që të nxihen dhe nençmohen gazetar e media në një vend jodemokratik, kur ky fondacion vjen nga një vend që promovon vlerat e "demokracis", gjoja?!
SHBA -të qenkan kundër liris së shprehjes mbase, kështu i bie?!
Kam diçka për këta të USAID Maqedonia, le ta dinë se në lidhje me këtë do e njohtojmë Departamentin e shtetit Amerikan, Kongresin dhe organet përkatëse të SHBA -ve në Vashington, dhe do kërkojmë, si unë si gazetarë, ashtu dhe Agjencia e Lajmeve INA, përgjegjësi nga dikush. Nëse Amerika do të reflektojë liri dhe demokraci, atëherë, duhet ti mbështes ata që duan liri dhe demokraci, e jo pushtetet që e shtypin lirinë dhe demokracinë, edhe ashtu minore në vendet e Ballkanit.

                                             
 Shkroi: Fërgim Demiri-Nobel, Gazetar nga Manastiri

No comments:

Post a Comment