Sunday, March 3, 2019

POEZI ATDHETARE

PLAGËT E MËMDHEUT


Mëmëdhe, çpo të ndodh ty e gjora?,
Je mbush me Bushtra dhe me Horra!,
Ku i gjete o Nënë e mjera, këta Krimba e Derra,
Këta Djaj e Hije të liga?!,
U more në qaf mi Nënëloke plaka,
Seç të mbyti tymi, dhe të dogji flaka,
Sa plagë i ke tani në trup ti Loke e mjera?,
Kush ti lindi mbi ty gjithkto Kopila?
Hajduta, Milet Veqila, e Bejlerë e Agallarë,
E bijt e tu, në katër anët e Botës ti kan çarë,
Dhe ti, akoma svdes, qëndron e qetë?!,
Hapu, e futi nën dhe plehërat që të qelbën,
Me kta qelbësira mbushe Elben e Bunën, Vjosën e Drinin e Zi,
Hapu njëherë Nënë, hapu,
E mblidh nën ty kët hordhi Djajsh, pash nderin tënd,
E plagët, në dasht me i shërue,...hapu o dhe i vrarë.

Lumo Skëndo 2
Manastir, 03 mars 2019

No comments:

Post a Comment