Monday, March 25, 2019

RROLI I SHËRBIMEVE SEKRETE - INTELEGJENTE NË NJË KOMB QË DO TË KET SHTET TË SIGURT.

Një komb që nuk ka interesat e veta për të krijuar një shtet të sigurtë, nuk ka as shërbime sekrete -intelegjente.

Shqiptarët, si një komb që kan tentuar të bëjnë një shtet të plotë, dhe një shoqëri të sigurtë, kurr sja dolën ta realizojnë këtë plan, sepse kurr skan punuar për vete, por për shërbimet e huaja intelegjente, gjithmon kan qën mercenarë.
U përpoq shteti Amë në kohën e Socializmit Pro Komunist ta bëj një shërbim intelegjent i quajtur SIGURIMI i shtetit, mirpo edhe ai nuk ishte kombëtarë, por ishte Partiako-Politik, që aspak nuk i përket realitetit, për ate që duhej shërbyer për kombin.
Që nga koha Osmane, në teritoret tona nuk ka patur një lëvizje intelegjente, dhe prandaj, të gjitha luftrat dhe kryengritjet e Shqiptarve, kan dal të pa suksesëshme, sepse ka munguar ky shërbim intelegjent kombëtarë, siç është shembull ai i Izraelit, Britanis së Madhe, Amerikës, por dhe të disa shteteve tjera që janë kombëtare.
Çdo herë, Shqiptarët kan qënë pjesë e shërbimeve të huaja, dhe biles kan punuar për disa, dy a tre, e më shum shërbime, po kurr jo për ate të shtetit Amë. Edhe në kohën e Socializmit, Shqiptarët e Jugosllavisë, sipas institutit Gjerman dhe Evropjan për studime intelegjente me seli në Berlin, ka të dhëna se Shqiptarët nga madhësija si komb që jetonte në Jugosllavi, të ken qenë të tretit. Mbi 340 mijë Shqiptar kan qën të angazhuar në shërbimet e intelegjencës civili, shum pak në ate ushtarake, por megjithate, kan punuar me mish e me shpirt për at shtet. Diles UBD ja e jugosllavisë, deri thellë në shtetin Amë i ka patur rrënjët e saja.
Edhe në kohërat më të reja, u tregua se Shqiptarët nuk kan shërbim të fuqishëm sekret e intelegjent. Kjo u btregua në luftën e Kosovës, Luginës së Preshevës dhe të Maqedonisë, ku në rradhët e ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare, ka patur me dhjetra Agjenta të shërbimeve, si të UDB ës së vjetër, ati ushtarako - Serb, BIA, në Maqedoni kush jo, nga KGB ja Ruse e vjetra, ajo e reja, dhe shërbimet e DKS ës, që u tregua më vonë, se u bën shum trathti, lufta dështoj, por u vranë njerëz të pafajshëm dhe tinzakërishtë.
Ta kemi të qartë një gjë, se pa një shërbim të atillë të fuqishëm e të organizuar, asgjë nuk mund të mbrrijë një popull, e as komb, e lere më të hap luftë të armatosur, ku ka nevojë për një intelegjencë superiore.
U themelua pas rënëjes së Komunizmit në Shqipëri një shërbim që quhek SHISH, e mandej SHIK u, por ato u shërbenin kriminelve të politikës, e jo idesë të një kombi-shtet.
Që të kesh mbindikim në kët Ballkan të trazuar, duhet të kesh intelegjencën më të zhvilluar në rradhët e kësaj strukture, e jo bukpjeksit dhe hajdutët ti vesh në ato vende.
Unë provova të konkuroi në kohën e Branko Crvenkovskit kur ai ishte Krytar shteti, sepse Agjencia e Zbulimit ishte në duart e Presidentit tç shtetit, por edhe pse kam krz në kohën e Jugosllavisë shkollën e lartë të intelegjencës dhe kam punuar në shërbimin intelegjent ushtarak asaj kohe viteve të 80 ta, as që mu dha shansi të futeshte atje një Shqiptar me tipare intelegjente.
Në teritorin e Maqedonis, është qendra e të gjitha shërbimeve intelegjente të regjionit, Mosadit, CIA, Anglezja, DEA, kush jo. Shqiptarët, si ka si shtet, e as si shërbim intelegjent kombëtar.
Ka nevojë, që sa më shpejt të jet e mundur, që të formohet kjo strukturë intelegjente - sekrete, me njerëz intelegjent dhe te zgjuar, me dituri maksimale, dhe me njohuri operativo - teknike, sepse ajo që flasin Politikuajt tanë, asnjëherë sdo realizohet. Pa ekipim kombëtarë, biles edhe at cop shteti që kemi, sdo mundemi ta kontrollojmë siç do nevoitet.
Ate, që tani se kontrollon kush më.

Fërgim Demiraj-Nobel

No comments:

Post a Comment