Saturday, October 13, 2018

MINISTRIJA E KULTURES ABUZON DHE MOHON SHOQATEN TONE...!

Duam tia bejme me dije opinionit te gjere Shqiptar se Ministrija bashke me Ministrin e saje te Kultures nga rradhet e nje Partie Shqiptare ketu ne Maqedoni po e abuzon dhe po e mohon egzistimin e shoqates sone kulturore dhe atdhetare tani me nje kohe te gjate.
Sa here kemi kerkuar mbeshtetje per projekte dhe programe qe nga viti 2008 e deri me sot, asnje iniciative nuk na ka kaluar ne Ministri, edhe pse ne kemi patur projekte konkrete per zhvillimin e kultures ne manastir dhe rrethine, me qe kemi deshmuar me ate qe kemi bere dhe realizuar deri tani.
U jane ndare grante parashe shoqatave -persona ketu ne manastir, me pare nje shoqate -femre, 40 mije evro lartesi, e tani kete vit mbi 100 mije denare nje shoqateje-personi, gjithashtu per gjera siperfaqsore, per pa na ndihmuar as biles per ta realizuar shtypjen e nje mirenjohjeje qe deshtem tia ndanim gazetarit te mirenjohur te TOP CHANELLIT patriotit te dalluar z. Marin Mema i cili ka bere shum jo vetem per Manastirin, por edhe per gjith Shqiptarine qe jeton ketu ne Ilirida.
Kemi verejtje ndaj Ministrit Asaf Ademi edhe per ceshtjet kadrovike si ne Muzeun e Alfabetit, ashtu dhe ne institucionet e tjera sic eshte Shtepija e Kultures ne manastir ku nuk ka asnje te punesuar Shqiptar, ashtu dhe ne Entin e trashigimise dhe Muzeun rajonal te Manastirit ku gjithashtu tani vite me rradhe ska asnje kuadro te punesuar, edhe pse ka te atille profesionist.
Marin Mema do ta mari mirnjohjen edhe pa ndihmen e Ministrise, ate e kemi ne plan tia dorezojme ne nje ceremoni rasti gjat festave te Nentorit, por me politikanet tane kushtimisht thene nuk do te kemi me asnje bashkepunim.
Opinion i rrespektuar, mund ta besoni se na e kan bllokuar llogarine nga banka dhe nga regjistri qendeerore sepse dy vite te plota spaskemi patur asnje aktivitet dhe nuk kan qarkulluar mjete permes saje. Aty mund ta shikoni se ne jemi ne gjendje bllokade nga Institucionet qe menaxhohen nga Shqiptaret, ku Ministra, sekretar Shteterore, Drejtor e Shefa te ndryshem nuk na lejohen mjete per aktivitete, dhe se nuk jemi pjese e nomenklaturavekriminale te tyre.
Apelojme tek opinioni Shqiptar qe kush ka mundesi te na ndihmoi qe tia ndajme mirenjohjen gazetarit Atdhetare Marin Mema, me qe do na ndihmoje matrijalisht per shtypjen e saje dhe per realizimin e ngjarjes ne Pallatin e Kultures a ne Biblioteken e qytetit te Manastirit.




No comments:

Post a Comment