Në vitet e 90
ta, kur filloi koha e transferimit të sistemit politik nga ai Socialist ne
Demokratik, ndryshimet u rreflektuan edhe në komunën e
Krushevës.
Pas zgjdhjeve të
para lokale, partija e vetme Shqiptare asaj bote PPD ja, në komunën e Krushevës
fitoi 11 këshilltarë, dhe ishte partija e dytë me përfaqsim në ktë komunë.
Mirpo, shërbimet
e vjetra sekrete të cilat ishin akoma aktive në Maqedoni, duke u involvuar në
politikat aktuale të Maqedonisë, bënë që këto situata të ndryshojnë.
Në fakt, u ngrit
një iniciativ atbotë, për hapjen e një paraleleje të shkollës së mesme në
gjuhën Shqipe pranë Gjimnazit të Krushevës “Nikolla Karev”, që nxënësit të mos
shkonin në Kërçovë të mësonin në gjuhën amë, por të ishin aty pranë, afër
familjeve të tyre.
Që të mos
ariheshte kjo, disa persona nga Krusheva të cilit ishin në pushtetin e at’hershëm
të LSDM si Taki Fiti, tani Kryetarë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të
Maqedonis, dhe Niko Preshi, profesor në Gjimnazin e Krushevës, e penguan këtë
iniciativë, dhe nxënësit e tetvjeçares së Zhitoshës udhëtonin për në Kërçovë në
Gjimnazin e atjeshëm, të vazhdonin shkollimin e tyre.
Edhe me ndarjen
e re teritoriale asaj kohe kur u bë, po këta njerëz ndikuan që fshatin Zhitosh
ta ndanin nga komuna e Krushevë,s dhe ta formonin si një komunë me një fshat,
apo fshat-komunë e quajtur Komuna e Zhitoshës.
E
gjith kjo u konstruktua nga Taki Fiti, sot Akademik, që Krusheva të mos
Shqiptarizohej, mos ket përqindje, ku do ta humbasnin ata dominimin e tyre.
Pas formimit të
komunes se Zhitoshës, përmes Ministris së Arsimit ku Ministër ishte një Shqiptarë,
u hapën paralelet e Gjimnazit të Kërçovës në Zhitosh, dhe mbase kishte mungesë
të kuadrove, një kohë të gjatë kuadri vinte nga Kërçova që të ligjëronte në
paralelet e shpërndara. Mësimi zhvillohej në ndertesën e shkollës fillore LIRIA
në Zhitosh.
Mandej, me
ndarjen e dyte teritoriale, Zhitoshja u shkri si komunë dhe u formua ajo e
Dollnenit, ku Zhitoshja përsëri nuk i takoj Krushevës, me të vetmin qëllim që
mos shtohet numri i Shqiptarve në at komunë.
Ndërkohë, u
ndertua dhe ndërtesë e re në Zhitosh për nevojat e Gjimnazit, dhe sot atje ka
Gjimnaz që funksionon në vete, me Drejtor dhe administratë.
Ajo që bie në sy
dhe që duhet gjykuar, tani jo nga Shqiptarët, por Vllehët dhe Maqedonasit,
duhet gjykuar Taki Fitin dhe Niko Preshin, sepse le që Krusheva ka vdekur
ekonomikisht, por dhe numri i banorve nga 14 000 sa i kishte, tani atje në at
qytezë, jetojnë vetëm 600 banorë në kushte mizorike.
Është për ti
bërë pyetje publike Taki Fitit si Akademik tani, vallë ka ndergjegjëje etike
dhe morale tju drejtohet Krsuhevarëve dhe tu sqaroi se ai është njëri ndër shkaktarët
e shkatrrimit të një qyteze turistike, vetëm se ai qytet të mos përfshiheshte
nga Shqiptarët.
U shkatrruan dhe
të mirat ekonomike që i kishte Krusheva. Pati mbi 30 fabrika dhe puntori, si
fabrikën e Duhanit, fabrikën për prodhimin e Arit, Argjendit, dhe Tuncit,
fabrikën për prodhimin e kristalit dhe qelqit, mishtoret dhe thertoret e shumta
mbi 5, kombinatin ekonomikobuqësorë me dele dhe lopë dhe plantazhe, fabrikat
për prodhimin e elektronikës dhe çfar jo tjetër.
Kan mbetur dy
hotele, por funksionon vetëm Hotel Montana, asgjë më shum.
Po të ishte
vepruar ndryshe, Shqiptarët do të investonin aty, dhe do te zhvillohej në një
qendër jo vetëm turistike, por dhe ekonomike. Mirpo Akademik Taki Fiti i cili
është me origjinë Shqiptare, sepse prejardhjen e ka nga Voskopoja, shkatrroi
vendlindjen e vet me nacionalizmin që ia kishin mbjellur ata të LSDM ës.
Fërgim
Demiri/INA
No comments:
Post a Comment