Manastiri,
qyteti i qendrës së vilajetit të Manastirit në kohën Otomane, ishte një qendër
me rrelevancë për Shqiptarët në shekullin e 19 dhe 20.
Jorastësishtë,
këtu ndodhën ngjarjet më të ndritshme të historikut shtetkrijues, duke filluar
që nga viti 1905 me themelimin e Komitetit të fshehtë për çlirimin e
Shqipërisë, kongresin mbarëkombëtarë për unifikimin e Alfabetit që sot përdorim
ne Shqiptarët, në vitin 1908, dhe Kongresin e dytë të Manastitit, ku u vun themelet
e shtetësisë se si do të dukeshte një shtet Shqiptarë që do të duheshte të
themelohej, në përfshirje të të gjitha vilajeteve ku Shqiptarët jetonin në
kuadër të Perandoris Osmane.
Manastiri den
baba den ka patur popullatë Shqiptare, e cila ka variabiluar në periudha të
ndryshme. Por, në kohën kur janë krijuar të gjitha këto proqese, Manastiri
bashkë me rrethinën, ka patur më së tepërmi popullatë Shqiptare se kurr më
parë.
Pas rënjes së
Perandorisë Osmane, dhe me fillimin e luftrave Ballkanike, ardhja e Serbve dhe
Bullgarve në kto anë, i bëhet presion popullatës Shqiptare të Myslimane, dhe
ata migrojnë për në Turqi.
Kjo vazhdon dhe
gjat luftës së Parë Botërore, kur vija e frontit kalon nëpër Manastir me
rrethinë, dhe godet shum fshatra Shqiptare ushtrija Serbo-Greko-Franqeze, dhe ato
emigrojnë disa në Turqi, dhe një pjesë në Shqipëri dhe Greqi.
Fluksi më i madh
i shpërnguljeve ka qënë pas mbarimit të luftës së dytë Botërore, me
marrveshtjen midis Jugosllavisë dhe Turqisë, vetëm nga Manastiri me rrethinën, janë
shpërngulur mbi 38 000 Shqiptar. Nga viti 1951 e deri në vitin 1968, kur dhe
ndërpritet ligji i Vesikave, Manastiri zbrazet nga Shqiptarët, dhe nga një
përqindje mbi 40% sish, mbeten rreth 12 deri në 15% Shqiptar.
Por fluksi nuk
ka ndaluar vetëm me Turqinë. Shqiptarët e Manastirit edhe ne kohën e
Jugosllavisë, kan migruar për në Amerikë, Australi, Zelandën e Re dhe në vendet
e Evropës.
Dikur,
Shqiptarët këtu kan festuar ditën e flamurit kombetarë, kan patur shkollën e
tyre tetvjeçare që kish mbajtur emrin e heroit të popullit Fahri Ibraimi, por
me vonë me largimin e tyre nga represioni pushtetarë, i humbasin të gjitha.
Tani në Manastir
kan mbetur afro 2% popullatë Shqiptare. Kurse ne vitet e 90 ta kishte me teper,
rreth 10 % ishin ata, kishin Radion e vet, Shoqatën Artistike BASHKIMI, dhe
shum liri të tjera.
Në Manastir
jetojnë dhe Ortodoks Shqiptarë, por nuk e tregojnë veten si të tillë. Kisha dhe
martesat e përziera e kan bërë të veten.
Presion më të
madh Ortodoksve Shqiptarë u ka bërë Kisha dhe Kleri Grek, edhe gjat kohës së
Osmanlinjëve, sidomos përmes Priftrinjëve të cilit përmes meshave në gjuhën
greke, i kan asimiliuar në Sllav e Grek.
E vetmja familje
që i ka rrezistuar kësaj gjendjeje, ka qënë familja e Dhimitër Qirijazit, i
cili ka patur 10 fëmijë, dhe një pjesë e tyre janë konvertuar në Ungjillorë,
falë Misionarve Amerikan dhe Anglez që kan banuar afër shtëpis së Qiriazve. Por
edhe sot, ka mjaft fakte që flasin për egzistimin e Ortodoksve Shqiptar në
Manastir.
Aneta Shiakova,
apo Shijaku, është një Gazetare me origjin Shqiptare, që her e pranon dhe her e
mohon origjinën e sajë. Mandej, familja Fiti, Preshi, Niça, Bojaxhiu,
Kavkaleva, apo Kavka, dhe shum mbiemra të tjera që i gjejmë me prapashtesa,
tani Sllave, me Ski ose Ov.
Biles,
Shqiptarët të Ortodoks mund të jenë dhe numerikisht më shum tani se sa të Myslimanët,
dhe po pati nje regjistrim real të popullatës, do dalin shifrat e vërteta.
Edhe toponimia e
disa nga fshatrat p.sh. Mollovishtë,
Gjaato, Capare, Bukovë, dhe shum të tjera, janë me rrenjën foljore shqiptare,
skan lidhje me sllavizmat.
Në fshatin
Gjaato, kam takuar emrin Zoge, ose një person më i vjetër kur i thot nipit të
tijë, të kam shpirt.
Zvoglimi i
interesit për kët vend, që sipas analeve historike ka peshën më të vyefshme në
historikun dhe krijimin e kulturës sonë, ëashte dhe fajsija e Politikave
shterpe të Shqiptarve deri tani.
Deri më vitin
1948, në Manastir ka funksionuar Konsullata Shqiptare, aty ka patur aktivitete,
ka patur Klub, dhe Bibliotekë me libra në Shqip. Me largimin e Konsullatës, fillon
degradimi dhe marrja nëpërkëmbë e Shqiptarve, dhe sot kemi kte rezultat siç
është real.
Me rastin e
festës së Alfabetit, gjat vizitës së Presidentit Ilir Meta, shoqata për kultur,
art, arsim dhe shkencë KONGRESI I BASHKIMIT nga Manastiti i doryoi letër të
hapur me iniciativë për hapjen e Konsullatës së nderit në manastir, por deri më
sot, nuk janë përgjigjur nga Presidenca, as nga Qeverija Shqiptare.
Apeloi tel mirqënsit
dhe patriotët e vërtetë që kan mundësi ekonomike blerëse, që ti përveshin mëngët
dhe tua blejnë pronat atyre që një kohë ua mernin Shqiptarve për një Gomarë të
ngordhur sa ta shisnin, dhe ta kthejmë qytetin e shkronjave dhe të Klubit
BASHKIMI, te Qirijazve, qytetin ku mesimet i kreu Millosh Gjergj Nikolla, dhe
të paktën ta mbrrim numrin 20 % për fillim, që të valoi flamuri, dhe të
shprehet dygjuhësija siç dhe u soll me ligj.
Patriotizëm, nuk
janë llafet e kota nëpër tubime. Patriotizëm do jetë, nëse ktë qytet që është
Jerusalemi ynë, tia kthejmë vetes. Vallë e dini se në Kongresin e dytë të Manastirit
Mithat Frashri kish propozuar që Manastiri të ishte Kryeqzteti i Shqipërisë
Unike?
Shkroi: Fërgim
Demiraj, gazetar dhe analist nga Manastiri.
No comments:
Post a Comment