Saturday, September 14, 2019

KOMBI IM I DOBET


Deshtimet ne politiken Shqiptare nuk vine se nuk ka njerez qe se njohin politiken, por qe ata qe e njohin, nuk mund te vine ne shprehje nga hajdutet, trathtaret, ziliqaret, xhelozet, ambarmbushesit etj, etj.
Une per vete e kam provuar edhe ne kohen e Monizmit, por edhe ne ket kohen e Satanit qe nga 90-tat e ketej, kam patur edhe poste edhe pozita ne PPD, por asesi nuk u etablova ne politikberjen institucionele, sepse edhe ne PPD ishin etabluar keta qe i permenda me larte, sherraxhinjte, marifetxhinte, qebersit, trathtarey, per ata te mos bejme fjale, gjysa e UDBS Jugosllave ishte aty, e kush jo, e kush jo tjeter keqberes.
Une nuk konstatoj se ne at mes nuk kishte burra mejdani. Mirpo, edhe ata me kohe ose u trathtuan, ose u terhoqen kur pan ata qe i njihnin qe nga koha e Jugosllavise si te UDBS.
Edhe ne ket kohe tani pas renejes se PPD es nga skena politike, u hapen plage dhe me te medha ne politiken e klases Shqiptare qe sdo mbyllen kurr.
UDBA e cila vepronte akoma ne Maqedonin e atehershme sepse ne mesin e saje kishte segregate sic ishte babai i Sasho Mialkovit, Agjent special i UDBS per Maqedonin, mandej Tito Petkovski qe ishte pjese e KOS-it per Maqedonine, dhe nje deputet i cili tani me 30 vite mbeti ne Parlament i (Demokratski Sojuzit), i cili ne shum deklarata vertetoj se ne e shkatrruan klasen politike te Shqiptarve ne Maqedoni.
Une e di se eshte ashtu , sepse kam punuar ne organ sigurie ne kohen e Jugoslavise ne Ushtrin Jugosllave, dhe ceshte me e keqja Shqiptaret se demantojne biles dhe jamin e as shkrimet se sipas institutit Gjerman per siguri Evropjane dhe Globale, thuhet se gjat kohes se Jugosllavis, Shqiptaret kan qen te tretit qe kan bashkepunuar me sherbimin intelegjent civil UDB, dhe jo me nje numer simbolik, por ne gjith teritorin e ish Jugosllavise 340 mij sish kan qen te involvuar.
Kurr nuk do te hapen keto dosje dhe marrja e informatave sepse ose jane fshir, ose jane zhdukur, ose jane fshehur dikund sekretisht qe mos mund ti gjej askush.
Politika Shqiptare eshte nje mjerane dhe e pacipte kur behet fjale ne berjen e politikes kombetare. Ata, edhe pse ka njerez qe te pakten mund ti ken keshilltar te mire, i largojne dhe kan frige nga keto, ikin si Djalli nga Kandilja.
Nje politikan i menxhur dhe atdhetare rreth vetes duhet ti mbledh te gjith ata qe kan pak tru dhe mend, te gjith dietaret dhe intelegjentet qe ta mbrrrij qellimin. Ke Shqiptaret kjo nuk shkon. Ata, kur etablohen ne Pushtet, mendojne se cdo gje dine vet dhe se skan nevoj dikush tu shesi mend! Dhe mandej u fillojne problemet, me korrupsionin, me krimin, me keqperdorimin e pozites, dhe keshtu me rradhe.
Une per vete, te gjith keta me sollen deri ke Diabeti edhe pse se pari kisha probleme me Angina Pektoris, dhe ne vend qe tani te keshillonja ndonje boshkoke qe kish ardhur ne pozit, une mas sheqerin ne gjak cdo mengjes, valle eshte normal, apo ka devijuar. Dhe tashi cfar me ngel? Me mbetet te largohem nga vendi me gjith mjerimin qe la pas vetes, dhe problemet qe mi ka ngarkuar politika e zymt Shqiptare ketu ne Maqedoni, e cila nuk ka cels se si te etablohet ne institucioonalizim politik, por per ca vende punesimesh, dhe per ca tendera gurgdhendjesh dhe prerje te pyjeve, jane ne gjendje te rrine aty ne at pushtet mashtrimtar deri sa te jete jeta e jeterave.
Pala Sllave e mbriti qellimin e vet, ja doli qe Shqiptaret edhe ti percaj, edhe ti bej te urrehen thelle mes veti, kurse ata bejne se po zihen, e pushtetin ata e mbajne ne dore akoma. Ata jane unik dhe do ngelin te atille, sepse Shqiptaret e mencur dhe dietaret ikin, largohen, ska kush tu japi balle me, nuk largohen Maqedonosllavet me aq numer sa po thuhet, tanit i mbyllin dhe shtepite, kane mbet fshatrave ca pleq qe ruajne shtepit e nje lagjeje te tere. Ikin me gjith femije dhe pleqt disa i marin pas vetes. Sipas mendimit tim, ska me njeri qe do luftoj per ceshtje, apo do hedhi Lek, sepse u mashtruan njerzit.
Nuk eshte e lehte buka e mergimit le te thote kush te doje, por me mire i huaj ne vend te huaj, se sa ne vendlindjen tende.



Halit Igball

No comments:

Post a Comment