OPINION
Shkroi: Fërgim Demiri
Më çudit fakti, si kta burra, kushtimisht ti quaj,
kan sy e faqe sot, kur migrimi i Shqiptarve nga Maqedonia e Veriut, ka mbritur
kulminacionin, u drejtohen në mënyra të ndryshme, edhe përmes rrjeteve siç
është Fejzbuku, Tviteri, Instagrami, që ti thërrasin në rradhët e tyre, gjoja!?
Ta përkujtoj vetëm Gashin e Alternativës, se ai
kishte pozicione të forta në Qeverinë kuislinge të Zoran Zaevit, dhe se kishte
një Ministër në pozicion kyç, në po at qeveri, dhe nuk ja doli që ti mblidhte
Shqiptarët me vlerë Kulturore dhe Artistat, (sa një grusht që jemi), por, po ai
Ministër, El Asaf Ademi, si quheshte, se e paskam harruar, si mbaj mend emrat e
parëndësishëm, po shkoj nga pleqërija dhe unë, ...por sidoqoftë, ata punësuan
motrat, rejat, mbesat, bashkëshortet e tyre, nipat, dhëndurët, baballarët e
prindërit, dhe tani kur po shkatrrohet Severna Maqedonia, ç’na bezdis ne kjo dega e tyre nga Shkupi me urdhërin e Gashit. Më e mira do
ishte për ata, të hiqnin dorë nga kjo hujdi pisllëke e Qeneferis Mafiatike që
do e fundosi Maqedoninë, se sa po përpiqet, të na thërasi neve në rradhët e
saja.
Jo, po se kam vetem për Alternativën e Gashit, për
të gjitha kjo aludohet. Nëse s’keni dëgjuar mediat e Bullgarisë, ata ia vurën
emrin sot në mëmgjes, do të quhet Severna Bllgarska Makedonia, dhe ti ç’ke me
të!? Gashi ka ngrit vervele, kur i ikën Shqiptarët në Evropë. Jo more jo, se
mbaroj e juaja, po shkoni e qerouni sa më shpejt nga skena, se jeni bërë gazi i
tër Botës.
Unë tu përgjigja në Mesinxher zotërote, se çfar
jam ndermend duke bërë, por ja zotëri Gashi le ta dinë dhe lexusit. Më datë 4
tetorë, unë fluturoj për në Stokholm, në Suedi, dhe do ta vazhdoj Azilin
Politik atje.
Ju më detyruat zotëri Gashi, ju të gjith që tani s’keni Dele më, u ikën. Epo ikën, ikën, se ju mendonit vetëm për vete zotëri
Gashi, dhe ja tani po ua lëmë Zoran Zaevin, Mickovskin, Ali Ahmetin, dhe shum
të tjerë që vetëm rrotulloheni në kotarë apo rreth, dhe sbëni hiç gjë, veç tue
menue qysh me shkye diçka për veti. Ani
bre, se në fund do filloni të shkyheni mes veti, e gjynahet s’ua sheh kush.
Mbaruan muhabetet e Qeneferive zotëri Gashi, tashi
vjen koha e (Siçko Hubavo, Sve je uredu braço, dhe Poli Kallo}.
Ti, ku do biesh jalla zotëri Gashi, e ke bërë
matematikën se mazallah ma keq...?!
Autori i opinionit, është gazetarë nga Manastiri.
No comments:
Post a Comment