Wednesday, July 18, 2018

SHOQATA "KONGRESI I BASHKIMIT" KERKON BOJKOT TE REFERENDUMIT PER EMRIN.

Ata thone se shkaktari kryesore i te se keqes ne kete shtet eshte Kushtetuta e keti vendi e cila shkakton ndasi ne mesin e qytetareve te saje, dhe krijon diskriminim dhe perndjekje ne baza nacionalshoviniste dhe etnike.
Maqedonija Veriore, thone ata, do te funksionoje si shtet i perbashket dhe i pandare, nese do te kishte nje Kushtetute te qyteteruar me karakter qytetaro -social, dhe se bartes i dinjitetit te shtetit do te ishte qytetari e jo etnija ose grupacioni politik, te cilet deri me sot kan krijuar hendeqe te thella ne funksionimin dhe vjedhjen e shtetit, shkatrrimin e sistemit funksional, te institucioneve dhe te lirive e te drejtave elemtare te njeriut ketu.
Do apelojme, thane ata, qe te mos mbeshtetet nje referendum i cili nuk ka dedikim te brendeshmem. Shqiptaret nuk jane makine votimi qe te kurdisen sa here u duhet te fuqishmive te mafijes politike qe te mbrrin caqet e tyre per te pushtetizuar pa fund. E lusim bashkesine nderkombetare ta degjoje zerin tone, thone ata, si perfaqsues te sektorit qytetare, dhe te ndikojne ne hapjen e Kushtetutes per ndryshimin e saje, e mandej mund te ndryshohet dhe emri me referendum. Ne nuk jemi kunder proqeseve, deklaruan ata, por jo tua zgjidhim problemin Maqedonasve me fqinjet. NATO dhe UE e kane te qarte se orjentimi i gjith Shqiptarve ne Ballkan eshte Pro Perendimore, dhe ska asnje dyshim se ne i mbeshtesim keto integrime. Por nuk jemi gati qe tua zgjidhim problemin atyre qe duan te krijojne lidhje Pansllaviste ne Ballkan se bashku me Greket. Prandaj, para se te zhvillohet Referendumi, te ndryshohet dhe te behet nje Kushtetute e re qytetare e cila do garantoi garanci dhe stabilitet te brendeshem pergjithmone.

NOBEL@

No comments:

Post a Comment