Sunday, July 1, 2018

OSMAN PASHA NE PLEVLE TE VOGEL...

Pas dobesimit te sulltanatit dhe te Perandorise Osmane ne pergjithsi, per ta mbrojtur at teritor qe i kish mbetur Turqise Otomane, hapi disa fronte lufte, ku u regrutuan nga ballkani me qindra mijera njerez te luftonin ne anen e osmanlinjeve.
Nje nga udheheqsit dinjitoz te otomanve ioshte dhe Gjenerali Osman pasha me origjine nga Molla e Kuqe ne afersi te Nishit. Ai kishte dhene urdher qe te mblidheshin te gjitha trupat me besnike dhe elite qe kishin mbetur nga ushtrija e raskapitur Otomane, dhe tu jepte rezistence ushtrive Ruse dhe ukrainase nga verilindja qe kishin filluar te futen thelle ne teritorin e perandorise Osmane.
osman pasha me Shqiptaret i rezistoj ushtrise ruse, por me shum humbje te medha.
Sipas fakteve historike, por dhe sipas rrefimit te gjyshit tim i cili kishte qene pjesmarres ne kete lufte si nishanxhi Topi, ushtrija kishte mbetur e prere nga bazat dhe ne vend municion, u kishin sjell Sapun, sepse ne shtabin qendrore te ushtrise Turke kish patur filorus e interesxhinje qe e shisnin luften per mbrojtjen e Turqise.
"Nuk kishim te hanim, asgje ne kohen e fundit. Rralle gjenim nga nje cop buk te mykur. edhe ca Peksimeta qe na kishin mbetur, ishin krimbur. hanim Lastare te vereshtave, kumulla te tharta dhe gjethe pemesh. Shum shkoke u vrane. Osman pasha ishte i vrazhde dhe Gjeneral i rrept ne lufte. Ja dolem te mbrrim ne Plevle te Vogel, ku me bullgaret u morem vesht qe mos sulmohemi. ram te plagosur, edhe une nder te tjerit, deklaronte gjyshi Musa Mustafa Topciu. na moren ne Spitalin e tyre Ungjilloret, dhe na jepnin nga nje veze te zier ne mengjes e ne mbremje ne vend te barerave. Sa u sheruam pak, na kthyen perseri ne Stamboll. Atje pati nje regrutim tjeter. Mustafa Kemal Pasha kerkonte ndihme nga ne Shqiptaret per ta hapur dhe nje front tjeter ne Galipoli, apo Canak Kale. Osman Pasha ishte ne nje front tjeter mandej e une mbeta ne Canak Kala perseri si nishanxhi ne haubicat qe na i solli Gjermanija. Lufte aty nate e dit, ne djelle e ne shi ne vijat e frontit. ashtu deri ne fitoren definitive dhe ne vitin 1926 u demobilizova dhe u ktheva ne atdhe".



Gjyshi im shpesh i kendonte kenget e luftes, canak kalaja brernda nje bunar i thell, osman pasha ne plevle te vogel, dhe vin vaporat moj nane bregut detit, dhe qnte si femije me lot e me ze.
Cfar kan vuajtur Shqiptaret per interesat e huaj? Ps ene akoma nuk mundemi te ngrejm koke si komb???!

NOBEL@

No comments:

Post a Comment