Wednesday, March 21, 2018

DUKE E MBROJTUR NGA SHQIPTARËT, KRUSHEVA TANI NUMRON VETËM 600 BANORË


Në vitet e 90 ta, kur filloi koha e transferimit të sistemit politik nga ai Socialist ne Demokratik, ndryshimet u rreflektuan edhe në komunën e Krushevës.
Pas zgjdhjeve të para lokale, partija e vetme Shqiptare asaj bote PPD ja, në komunën e Krushevës fitoi 11 këshilltarë, dhe ishte partija e dytë me përfaqsim në ktë komunë.
Mirpo, shërbimet e vjetra sekrete të cilat ishin akoma aktive në Maqedoni, duke u involvuar në politikat aktuale të Maqedonisë, bënë që këto situata të ndryshojnë.
Në fakt, u ngrit një iniciativ atbotë, për hapjen e një paraleleje të shkollës së mesme në gjuhën Shqipe pranë Gjimnazit të Krushevës “Nikolla Karev”, që nxënësit të mos shkonin në Kërçovë të mësonin në gjuhën amë, por të ishin aty pranë, afër familjeve të tyre.



Që të mos ariheshte kjo, disa persona nga Krusheva të cilit ishin në pushtetin e at’hershëm të LSDM si Taki Fiti, tani Kryetarë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonis, dhe Niko Preshi, profesor në Gjimnazin e Krushevës, e penguan këtë iniciativë, dhe nxënësit e tetvjeçares së Zhitoshës udhëtonin për në Kërçovë në Gjimnazin e atjeshëm, të vazhdonin shkollimin e tyre.
Edhe me ndarjen e re teritoriale asaj kohe kur u bë, po këta njerëz ndikuan që fshatin Zhitosh ta ndanin nga komuna e Krushevë,s dhe ta formonin si një komunë me një fshat, apo fshat-komunë e quajtur Komuna e Zhitoshës.
E gjith kjo u konstruktua nga Taki Fiti, sot Akademik, që Krusheva të mos Shqiptarizohej, mos ket përqindje, ku do ta humbasnin ata dominimin e tyre.



Pas formimit të komunes se Zhitoshës, përmes Ministris së Arsimit ku Ministër ishte një Shqiptarë, u hapën paralelet e Gjimnazit të Kërçovës në Zhitosh, dhe mbase kishte mungesë të kuadrove, një kohë të gjatë kuadri vinte nga Kërçova që të ligjëronte në paralelet e shpërndara. Mësimi zhvillohej në ndertesën e shkollës fillore LIRIA në Zhitosh.
Mandej, me ndarjen e dyte teritoriale, Zhitoshja u shkri si komunë dhe u formua ajo e Dollnenit, ku Zhitoshja përsëri nuk i takoj Krushevës, me të vetmin qëllim që mos shtohet numri i Shqiptarve në at komunë.



Ndërkohë, u ndertua dhe ndërtesë e re në Zhitosh për nevojat e Gjimnazit, dhe sot atje ka Gjimnaz që funksionon në vete, me Drejtor dhe administratë.
Ajo që bie në sy dhe që duhet gjykuar, tani jo nga Shqiptarët, por Vllehët dhe Maqedonasit, duhet gjykuar Taki Fitin dhe Niko Preshin, sepse le që Krusheva ka vdekur ekonomikisht, por dhe numri i banorve nga 14 000 sa i kishte, tani atje në at qytezë, jetojnë vetëm 600 banorë në kushte mizorike.
Është për ti bërë pyetje publike Taki Fitit si Akademik tani, vallë ka ndergjegjëje etike dhe morale tju drejtohet Krsuhevarëve dhe tu sqaroi se ai është njëri ndër shkaktarët e shkatrrimit të një qyteze turistike, vetëm se ai qytet të mos përfshiheshte nga Shqiptarët.
U shkatrruan dhe të mirat ekonomike që i kishte Krusheva. Pati mbi 30 fabrika dhe puntori, si fabrikën e Duhanit, fabrikën për prodhimin e Arit, Argjendit, dhe Tuncit, fabrikën për prodhimin e kristalit dhe qelqit, mishtoret dhe thertoret e shumta mbi 5, kombinatin ekonomikobuqësorë me dele dhe lopë dhe plantazhe, fabrikat për prodhimin e elektronikës dhe çfar jo tjetër.





Kan mbetur dy hotele, por funksionon vetëm Hotel Montana, asgjë më shum.
Po të ishte vepruar ndryshe, Shqiptarët do të investonin aty, dhe do te zhvillohej në një qendër jo vetëm turistike, por dhe ekonomike. Mirpo Akademik Taki Fiti i cili është me origjinë Shqiptare, sepse prejardhjen e ka nga Voskopoja, shkatrroi vendlindjen e vet me nacionalizmin që ia kishin mbjellur ata të LSDM ës.

Fërgim Demiri/INA

No comments:

Post a Comment