Friday, November 19, 2021

VETPROFETSIJA E MIRAKUT SE DO TE VDISTE.


I ndjeri ishte shum i afert Miraku im i dashur dhe ne kohet e fundit ai nuk fshihte prej meje shum sekrete te jetes se tij qe ja shkatrruan tregetaret e narkotikve. Semundja e lige e Kancerit ka qene prezente prej me heret e aj se ka ditur si nje djalosh i ri qe ska dit te sqaron cfar po e mundon konnkretisht. E ka pas semundje trashigimtare nga gjeni i mamase se vet.

Ai ishte dhe besimtar i forte ne Zotin Jezu, se detyronte kush, por atje gjeti nje pjese te shpetimit, duke u pagzuar dhe duke e pranuar Jezusin si Zot te tij. Qendra rehabilituese ne Split "Reto Centar" i ndihmoi shum, dhe kur u kthye nga Spliti ishte fizikisht shum mire. Mandej kishte reneje, dhe ngritje por ajo qe se linte rehat ka qen gjandra e cila ka qen Kancerogjene ne Mushkeri e ne Gjoks, dhe ajo vazhdimisht e ka detyruar te mar qetsus te forte dhe i ka shkaktuar dhe deme te tjera.

Medicina Maqedonce nga shkatrrimi i Jugosllavis ka qene e dobet dhe e vjetruar dhe nuk ja dolen ta detektojne gjandren kancerogjene e cila deri ne moshen 15 vjecare eshte aktive ke te gjith e mandej zhduket, por te Miraku im nuk u zhduk, u shenderua ne vrases.

Ne me te shpesh luteshim, perkushtoheshim, adhuronim Zotin dhe benim Kishen shtepiake. Shpresonte se ai Gjembe nje dit do zhduket me ndihmen e Perendis, por jo, nuk zhdukeshte dhe i binte shpresa Mirakut e demoralizohej.

Qe ne vitin 2018 kur ndroj jete Mamaja ime, ai u merzit shum se edhe ajo ne moshen 79 vjece nga Kanceri ne Zorren e trash iku. I ra vullneti, filloj me te mos dilte, rrinte i shtrire ne Sofe, lexonte dhe merte nje lloj terapije qe e pengonte etjen per narkotiqe.

Sipas nje bisede me nje nga mjeket, Metadoni si terapi per shmangje nga varsija e Narkotikve te rende, i kish ndihmuar shum dhe kishte prolonguar proqesin e keqsimit dhe vdekjes.

Ne Jehonen e Pandemise, ati ju keqsua gjendja dhe ne e derguam ne Spital, mirpo pas testimeve doli se ishte Negativ ne Kovid. E mbajten ne Pulmologji nje kohe te gjat sa ju pastrua pneumonia, por duhej shpen ne spitale tjera se ne Manastir nuk u funksiononin aparaturat. E derguan ne Prilep per Tomografi dhe atje kish dal se gjandra kish kalu ne faz te dyte ne Tumor.

Erdhi ne shtepi duke pritur terminin ne Spitalin 8 shtatori ne Shkup per ti bere analiza dhe Biops ne melcin e bardhe.

Deri sa prisnim qe ta therasin ne Shkup ku vellau i tij me i moshuari krynte punet, ne rinim dhe bisedonim, ku ne nje moment e hapi zemren dhe u spras. Plak, sic me quante mua une nuk do tia dal te shpetoj, kjo eshte profeci. Zoti nuk me pergjigjet per jete, por dita dites me shkon fuqija dhe keputem. E di une, me tha, duke leshuar dy pika loti, dhe mu kthye mua, me tha me shikim madhengjyes. Nuk ne di a do mundesh te ma falish, te kam bere shum padrejtsi dhe ngatrresa, por ti mos u merzit, vetem lutu per mua sa jam i gjalle dhe mi fal te gjitha padrejtsit qe ti kam bere. E ke vellaun me te moshuar, ai do ta kompenzoi mungesen time. Une nuk i frigohem vdekjes me tha, sepse e di ku do te shkoj, shtepija e perjetshme eshte pran Zotit tim Jezus, Ai me ka premtuar shpetim nese do besoj se ai eshte Zot dhe shpetimtari im.

Erdhi koha te shkonte ne Shkup, i vellai e priste atje, e gostiste, e bene Biopsine dhe kontrollet, ndejti edhe disa dit sa dolen rezultatet, mas kohe pas 3 javesh vazhdoj me Kemoterapine, mandej kishte pauze, dhe erdhi koha per rrezatim. Rrezatimi e keputi, sepse 6 jave e rrezatonin me jonizues, dhe dy javet e fundit ju keqsua situata, rrezatimi i pandar kjo e papare ne historikun e Onkologjise, sa rrezet ja dogjen dhe qelizat e shendosha. Le ate, po dhe kur e leshoj nga spitali mjekja qe e kuronte, ashtu te keputur, me transport privat, as percjellje me makin Ambulance e as pa personel mjeksor, se di si mbriti i gjall ne shtepi.

Pasi erdhi ne shtepi ai smund te qenderonte ne kembe, i kerkoj Mamas se vet Ajvar me ca buk, dhe ajo ishte e ngrena e fundit ne mbremje sa vinte i komplikoheshte gjendja, dhe te nesermen e derguam ne Spitalin e Manastirit ne repartin Intern, dhe pas 4 ditesh Miraku ndrroj jete. Kjo eshte shteti dhe mjeksija e Severxhanit, shtetit pa emer, dhe me shkoj djali si Qeni ne Rrush.

Dy dit para se te ndrronte jete, nuk fliste me , as Oksigjeni si bente fajde, e kishin djegur fare ne Kliniken Onkologjike ne Shkup, u lutem bashke me Pastorin Josip, i lexoj nga libri i shejt vargje, ja sherngoj doren, dhe keshtu perfundoi nje jete e re mbaroj pulsi i nje 33 vjecari, shpirti i tij iku ne Parajse, trupi u kthye ne dhe nga e cila jemi krijuar, sot gjindet ne Parajse pran Zotit te tij dhe Engjujt, nje shtepin e perjetshme ku i ishte pergaditur vend. Ai shpesh e recitonte Psalmin 23, Zoti eshte Bariu im, asgje nuk do me mungoi, dhe vertete me asgje si mungon. Ai nuk ka vdekur eshte ringjallur , sepse Krishti thote: " Kush beson ne mua, do te ringjallet dhe do te ket jete te perjetshme prane Atit Tim Qiellore. Amen



  

                                 Parajsa

No comments:

Post a Comment