POEZI MALLENGJIMI
1. Ike, le ket Bote me mallengjim,
Syt te mbeten te hapura, te mbeti nje kujtim,
Ti, shkove pran Atit qe te krijoi,
Nga dhembjet e zjarrta Ai te cliroj.
2. Po ne le te mjere e te shkrete,
Se pritem qe do ikish ti kaq shpejt,
Prisnimnuse te na sjellish ne shtepi,
Te mbushej shtepia me femi e dashuri.
3. Ike ne vjesht, mbeti vendi zbraur ku rrije ti,
Nuk kalohen biri im, ditet ne zi,
Do vije dimri me erresire dhe lageshti,
E mendimet tona s'do na hiqen per ty.
4. Kur do dali Pranvera, Marsi gjelberim e lulishte,
Gjithkund hare dhe bukuri por pa ty,
Do vin Dallendyshet, por me jo ti,
Ne pullazet e shtepive do kurdisin folete, por s'do ti shikosh me.
5. Nje dit erdha ne varre per vizit tek ti,
Nga larh e degjova me mallengjim nje melodi,
Kur u aftova, ishte nje Bilbil mbi varr sikur te therrite ty,
E zura Bilbilin une e ai me lot ne sy, Bilbili i gjore me jeta i kishte kry.
Nobel Manastirliu
No comments:
Post a Comment