Sunday, December 30, 2018

CFAR DUHET BERE FATIME FETAHU NE KETE RAST!

 

   Pas situates se krijuar ne kete rast, mendimi publik si dhe i ekspertve nderkombetare per te drejten nderkombetare dhe ate kushtetuese thone se nese Prokurorija e tipit e karakterit Special nese bie nen ndikimin e Politikes, ose nese ka presione nga garnitura Politike ne Pushtet, atehere, e gjith perberja e asaj Prokurorije, duke ruajtur etiken profesionale, jep dorheqje.
   Per fat te mire apo te keq, ne mesin e kesaj Prokurorie Speciale ne Maqedoni, ka dhe nje Shqiptare Prokurore, e cila ka zotesi te medha ne njohurite e jurispodences, por ne kete rast, kur mbi kete organ i cili duhej te ishte i pavarun, duhet dhene dorheqje, per tu treguar se nuk mund te manipulohet me drejtesine, dhe nuk mund te legalizohet krimi i organizuar ashtu si deshiron klani politik qeneferitare.
  Nese vec jane shkelur tiparet e te drejtes nderkombetare dhe nese ne liri dalin kriminael dhe shefa te Mafijes Politike ne Maqedoni, atehere cfar profesionalizmi egziston aty ne Jurispodence ju lutem?
Ata tani qe te gjith do bejne presion ndaj deshmitareve dhe do i japin nje kahje tjeter gjykimit i cili mund te zgjasi dhe me vite te tera e te mos ket asnje rezultat.
Politika e qeverisjes se Zoran Zaevit e ka thyer drejtesine juridike te keti vendi, si me ndryshimet Kushtetutare, ashtu me sjelljen e ligjeve kontraverze qe jane ne kundershtim me kushtetuten aktuale dhe ate qe po e ndryshojne me amandamente, dhe e mira e te mirave do ishte qe zonja Prokurore fatime Fetahu te jepte dorheqje dhe te mos ishte pjese e amullis kriminale ne kete shtet Mafiatik. Cdo rrespekt per aftesine e saje, por me Mafijen Politike ska pastrim hesapesh dhe nese futesh ne lojen e tyre, te del se je bashkepuntore e krimit ordiner mafiatik ne kete vend.


Fergim Demiraj/Gazetare dhe Analist

No comments:

Post a Comment