Mendoj se ka ardhur koha kur edhe ne Shqiptaret duhet te krijohet nje
Parti Politike me orjentim majtist jo per ta kthyer te ashtuquajturin
Komunizem Diktatorial, por per shkak te mosperfshirjes se klases puntore
dhe qytetareve te varfur, punetorve neper uzina dhe industri, si dhe
balansimit te sistemit klasore edhe ne Ballkan, por edhe ne ne
Shqiptaret kudo qe jetojme.
Ne rregull eshte ajo qe ne akoma po merremi me problemet e pazgjidhura te mesjetes, akoma po merremi
me flamurin, gjuhen, dhe teritoret, por mos harrojme se qytetrija jone e
klases te nivelizuar te ulte jeton ne skamje dhe ne nje varferi
tejmase. Lehte eshte ti biesh gjoksit se ke bere gjuhen zyrtare te jete,
por cfar po bejme me ata qe skan kafshore buke as per vete as per
familjet e tyre. Me qindra dhe mijera po leshojne vendin nga qytetet e
ndryshme, nga fshatrat, dhe ikin gjetke per te kerkuar shpetim ng a
skamja dhe varferija. Vetem nga Kumanova dhe rrethi i saje per cdo dit
ikin nga dy autobus me Shqiptar te rinje per ne Evrope, kan studijuar
kan kry univerzitetet, dhe askush si perfill ata.
E njejta gjendje
eshte edhe ne Kosove, skamje varferi, lypsa sa te duash. Shtet i ri qe
feston 10 vjetorin, por ka mbetur me gjysem popullate. Cfar planesh kan
Politikanet aktual, vetem ne Ushtri dhe Polici do punesohen Shqiptaret?
eshte nje tmerr qe se tregon askush dhe po e fshehin Politikuajt tane te
Kriminalizuar, per ta vjedh popullin e vet te mjere.
Edhe ne
Shqiperi, shtet me mbi 100 vjet egzistimi, ska asnje levizje majtiste,
edhe pse atje pak me ndryshe qendrojne punet, por skamje dhe mjerim ka
edhe atje.
Ne te ardhmen, ne periudhen qe vjen, duhet angazhuar te
gjitha permasat progresive per tu dal ne mbrojtje varfanjakve,
skamnorve, te pamundurve, grupacioneve te ndryshme, si te varurit nga
narkotiqet, punonjeset seksuale, dhe gaj popullacionit, sepse edhe ata
kan te drejtat e tyre ne shoqerine e nje shteti qe do te jete pjese e
Evropes.
Apelojme tek Studentet Shqiptare kudo qe jane, Shqiperi,
Kosove, dhe Maqedoni, tek intelektualet progresiv, sindikatat qe ta
ngrejne zerine kunder eksplatimit te qytetareve ne emer te ndonjefar
patriotizmi te rrem, dhe ndonje ceshtje kombetare te cilen po e varrosit
ata vet.
E Majta Shqiptare eshte domosdoshmeri per ket kohe dhe ajo duhet filluar te themelohet ne te gjitha trevat Shqiptare.
Shkroi: Fergim Demiri - Analist
No comments:
Post a Comment