Maqedonasit të
korruptuar, paguanim nga disa herë mito.
Nëpër rrugët e
Evropës sot shetisin me miljona emigrant nga lindja e aferme dhe ajo e mesme,
por dhe nga Kontinenti i Afrikes.
Një nga vendet
tranzitore për në Evropë, është dhe Maqedonia, nëpër të cilin teritor, sipas
statistikave të Komesariatit të lartë emergjetik të dyndjeve dhe emigracionit
pran KB –ës, thuhet se më shum se 50 % të emigrantëve që vinë nga vendet e
konfliktuara të Lindjes, kalojnë nëpër Maqedoni.
Maqedonia, ka
nënshkruar kartën e garancisë dhe
sigurisë së tranzitimit të emigrantëve që duhet të kalojnë nëpër teritorin
Maqedonas për në Austri, ku dhe gjindet qendra kryesore për pranim dhe shprndarjen
e tyre nëpër vendet e Evropës.
Në kampin e
pranimit të rrefugjatëve në Harburg në afersi të qytetit Hamburg të Gjermanise veriore, takuam një emigrant nga Sirija me familjen e
tijë i cili për PRESS MAGAZIN na deklaroi se nga Greqija kishte
kaluar në Maqedoni, nëpër të cilën duhej të mbrrinte në teritorin e shengenit,
pra në Austri.
Xhamal
Husbaradag, me familjen e tijë kishte kaluar shum ligësht, duke përjetuar Ferr
të vërtetë nëpër teritorin e Maqedonisë, për të kaluar në Sërbi, dhe tutje për
në Vienë të Austrisë.
Xhamali me familjen në Kampin e azilkërkusve në Hamburg të Gjermanisë.
“ Ishte vjeshtë
e vonë, theksoi Xhamal, dhe pasi kaluam teritorin malorë me Greqinë, u futëm në
Maqedoni. Aty, na priste një person me të zeza i veshur, dhe mandej na vendosën
në një furgon të madh ku kishte plot pula. Pas vozitjes rreth 40 minutshe,
furgoni u ndalua, dhe erdhi një person e hapi derën nga pas të furgonit, dhe na
detyroi të zbrisnim në afërsi të një lumi të madh me shum ujë të turbullt. Ata,
na lan aty, dhe u larguan, mbase paguam nga 500 evro për person. Pas pak, erdhi
një person tjetër që fliste në gjuhë, që ne se njihnim, dhe ishte bashkë me
tjeter person të uniformuar, i cili na mori dhe na dergoi në një stallë afër
lumit. Aty afër, kalonte dhe hekurudha. Pas disa ditë ndeje aty, pa ngrënë, me
fëmijë të vegjël dhe pa veshmbathje, gjat natës erdhën tri persona, dhe na
thanë të nisemi për në rrugë. Na çuan në afërsi të një stacioni të vogël
hekurudhorë, dhe na futën në vagona të petrolit në të cilat kishte mbetrurina
nga Nafta dhe materje tjera kimite që janë transportuar me ato. Aty pritëm shum
orë, dhe nga era e papastërtija, u sëmur njëri nga fëmijët e vegjël. Ashtu të
pa ngrënë dhe të lodhur na mbanin aty, dhe na kërkonin dhe nga 500 evro të
tjera nëse do dëshironim të iknim tutje. Ne, nuk deshtëm tu japim, dhe një natë
erdhën dhe na nxorrën nga vagonet. Dhe na kthyen prap në at stallën.
Golgotë kjo, me
lot në sy na tha Xhamali. Vendosëm tua japim lekët, dhe na nisën me një kamionet
me fshesa plot, dhe thasë të zbrazura nga Lini, dhe mbrritëm në një fshat, ku
dëgjuam Vaktin e Ezanit. Zbritëm aty, dhe na vendosën nëpër ca kasolle e shtëpi
të vjetra e të rrënuara. Prisnim të na
ndihmojnë, por pas disa ditëve erdhën 5 persona dhe na than që duhet të paguanim
nga 2000 evro për njeri, nëse do të duheshte të kalonim kufirin me Setrbinë. Ne
ato rezerva që kishim të parave, i mblodhëm dhe i dham me të gjitha rreziqet,
që si e si të kalojmë, dhe të dalim në Austri, ku kishim çdo gjë të rregulluar
atje. Kur kaluam kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë, pjestarë të uniformuar dhe
armatosur mirë, na ndaluan dhe na arrëstuan.
Në stacionin
Policorë të një fshati pranëkufitarë të Serbisë, na mbajtën 24 orë, që pas
kësajë, të na kthejnë përsëri në Maqedoni.
Kjo ishte një
ankth dhe dhimbje për ne, për familjet tona, për fëmijët tanë. Mirpo, patëm fat
që Kryqi i kuq dhe zyra e Komesarjatit të lartë kishin mësuar, erdhen dhe na
organizuan transportin deri në Vienë, ku ishte destinacioni ynë themelorë”.
kampi i emigrantëve në lagjen e Hamburgut Shportale, ku shumica jetonin në tenda.
Xhamali, në rrëfimin e vet tregoi se shumica nga
emigrantët dhe refugjatët, ndeshen me svidat e korrupsionit këtu në Maqedoni,
mbase janë të involvuar persona nga pushteti, përmes atyre me uniforma, dhe se
çmimi i korruptimit, kalon dhe mbi 5000 evro për person nëpër Maqedoni.
“Ka shum njerëz
që vdesin dhe varri su dihet sepse skan
lek tu paguajnë Skafëve të nentokës dhe uniformave, që janë në
bashkëpunim të ngushtë me krimin”, theksoi Xhamal.
Maqedonia, ka
nënshkruar një sërë dokumentash për mbrojtjen e njerzve që ikin nga veprimet e
luftrave, sepse ky është një proqes ndërkombëtarë. Tranzitimi, e jo dhe ndalimi
i tyre, nuk është i ndaluar, biles kan për detyre tua sigurojnë kalimin pa
asnjë problem, e jo ti xhveshin ata, duke mos e ditur legjistratiuvën e keti
vendi, dhe ate ndërkombëtare. Maqedonia, para syve të Komesarjatit të lartë për rrefugjatë nuk është
e çmuar mirë, dhe ka vrejtje dhe kritika për mitmarjen dhe korrupcionin që po
ndodh në zemer të Evropës.
Shkroi: Fërgim
Demiri
No comments:
Post a Comment