Saturday, March 14, 2026

Objekti i vërtetë ku u mbajt Kongresi i Alfabetit në Manastir, por si shtrembërua e vërteta historike

Shkruan: Fërgim Demiri/Manastir Ky është Hoteli “Liria”, pronë e familjes së Themistokli Gërmenjit, i vendosur në qendër të qytetit. Gërmenjtë ishin një familje tregtare dhe aristokrate, dhe pikërisht këtu kishin vendqëndrimin rilindësit e shekullit të kaluar. Me plot të drejtë, Muzeu i Shkronjave nga Kongresi i Manastirit është dashur të hapet pikërisht këtu, sepse në këtë objekt ka kuvenduar Këshilli i Kongresit. Mirëpo, shqiptarëve nuk u intereson arsimi dhe këto çështje i lënë në harresë. Njëra nga pasardhëset e familjes Gërmenji posedon tapi nga koha osmane, megjithatë klasat tona politike ia kanë ndaluar aktivitetin për rikthimin e objektit, edhe pse BDI, me Ali Ahmetin në krye, ishte në pushtet plot 24 vjet. Objekti ku sot është vendosur muzeu ka qenë dikur një kasolle dhe magazinë për mallra e Feim Bej Zavalani. Ai objekt nuk ka asnjë rol historik, sepse shqiptarët kanë jetuar në qendër të Manastirit, e jo në periferi. Kjo është historia reale e këtij objekti. Më pas, në vitet e Jugosllavisë Mbretërore, emri i hotelit ndryshohet: nga “Hotel Liria”, serbët ia vendosin emrin “Hotel Beograd”, dhe kështu quhet për një kohë të gjatë, deri sa nuk e nacionalizojnë komunistët jugosllavë. Kjo është e vërteta që vazhdimisht anashkalohet, ndërsa institucionet shqiptare heshtin. Të fundit Bedri Hamza i PDK-së: Kompromiset e Kurtit cenojnë sovranitetin, legjitimoi strukturat ilegale Aktuale 15/03/2026 00:36 Raportohet se një vajzë 20 vjeçare ka rënë nga kati i 4-të në Tetovë Aktuale 14/03/2026 22:28 Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme? Aktuale 14/03/2026 20:27 Shqiptari Daniel Nurka fiton “Survivor Greece”, merr çmimin e madh prej 100 mijë eurosh Diaspora 14/03/2026 18:12 Problem i madh nëse shfuqizohet Ligji për Gjuhët” – Paralajmërimi i fortë i Pendarovskit Aktuale 14/03/2026 17:39