O P I N I O N
Vjen Ministri i
jashtëm i shtetit Londinez Shqiptar në Manastir, duke patur nje Konzull Nderi
me origjine nga Shkupi, sa për tu thënë, dhe ky, mbase është emeruar nga, dhe
për nevojat e interesave biznesbërse mes kuisling diplomacisë Sllavo-Sllave(Shqipfolëse),
nuk i informon as shoqatat e Manastirit ku vjen mysafir, as gazetarët e vendit, por shkon gjoja ta
vizitojë Muzeumin e Alfabetit, që i ngjan Kasollës së Xha Tomit, duke harruar
se këtu shoku Ministër Ceka, ka ardhur me punë si Diplomat i një shteti të
pashtet e gjysmak, dhe len menjanë takimin me audiencën e këti vendi, shoqatat
e ketushme kulturore dhe me gazetarët e medias në Shqip.
Mirë be, kur do e
mësojnë Shqiptarët rregullin e Diplomacisë, se marr vesht unë?!
Konsulli i nderit
i Turqis, sa her vjen ndonjë delegacion nga Turqija (Omer Sulejman), ai, ato aq
sa jane Turq me numer minore, i therret ne takim, sepse ndoshta kan diçka ta
pyesin shtetin Ame, të ankohen për diçka, prandaj janë dhe egzistojnë ato
përfaqsi Diplomatike, s’janë hapur për sytë e zi.
Politika shterpe
e disave që thonë se janë Shqiptar, e vendosën një Bisnesmen nga Shkupi,
dashamir i Sllaveve, një far Imer Selmanin, i cili as për 22 nentor, e as për
28 nëntorë, nuk ishte prezent ti mbledh rreth vetes Delete e tija, Shqiptaret e
Manastirit, sepse prandaj dhe hapen përfaqsit Konsullare, që të ndërmjetsojnë
mes Shtetit Amë, dhe Shqiptarve ku janë Minoritarë.
Shqiptarët në
Manastir po zhduken, kan mbet 2%, edhe ato po behen gati shum familje te reja
të migrojnë për në Australi. Kujt do i shërbeni ju faqezinjë pas 2 a 3 vitesh,
ketu do ngelin vetem muret e ndertesave o Kolona e 5-te Shqiptare?! Tregoni
qarte se e keni shitur Manastirin o shoku Minister i Jashtem dhe per gjoja
Evropen Gent Cekaj, se kti tjetrit as qe i intereson. Aj ka ne tru Biznesin ,
se si ha palla per Shqiptaret e Manastirit dhe Pellgut te Pellagonisë që po
humbasin dita ditës.
Kësaj rradhe për
në Australi dhe turqi do i dergoni ju.
Diheni ju Imer
Selmani se ne si shoqat Kulturore e Patriotike KONGRESI I BASHKIMIT me disa të
tjerë, do ngrejm iniciativë para shtetit Shqiptar dhe mediave të Shqipërisë
Londineze për mbylljen e Konsullatës së nderit në Manastir. Çna nevoitet e
atillë që nuk është funksionale. Ju, vetëm për punë biynesi ta shfrytëzoni
vetëm. Me privilegje, me targa dilomatike, dhe me namin e mundesive për
shtyerjen e biynesit tuaj. Unë kam studiuar në Tiranë, do ja gjej anën se si ta
mbyll. Ne e hapëm, ne do ja vemi drzrin.
Fërgim Demiraj,
Gazetarë e Analist.
Kryetarë i
shoqatës KONGRESI I BASHKIMIT
Manastir.
No comments:
Post a Comment