Qesharakisht ndoshta, por e realshme, ta lesh ne harrese dhe ta leshosh nga dora nje vend ku nje kombi i solli Driten e Syve te verbuar qe akoma si ka hapur ky komb syte e shpirtit, eshte qesharakisht e denje se sa realitet i dhemshem per nje komb qe po degjenerohet, tani jo nga te tjerit, por nga vetvetja mabase.
A e dine Shqiptaret cfar rroli ka jerusalemi per hebraitet, ose cfar rroli ka meka dhe Medina per Arabet???! Ma merr mendja qe jo, mbase nuk e kan kuptuar as te huajen e as te veten.
ta leshosh nga dora nje qytet ku ke bere histori, ku ke shejterimin e shpirtit dhe te mendjes, ku ke gjetur driten dhe diturine per Boten me te sofistikuar, eshte prapambeturi, te deklarosh per nje hall te kolltukut poziciuonues ne Politik, se sa ta varrosish nje histori te kombit qe i perket.
Shqiptaret, akoma nuk jane te vetedishem se car kan humbur, me ate qe kan hequr dore nga qyteti i Drites se Syve te tyre. Ata biles ne disa raste do shpreheshin, eh manastiri, eshte puna si ajo fjala, PORDHI KALI NE DERE TE HANIT. Jo more jo o shpuzarake, seshte ashtu, se gjith kombet e popujt kan shenjterimin e tyre, gjith civilizimet, ashtu dhe ne qe sot se pranojme qe kemi qendruar ketu, se ketu kan ndodhur gjerat me eminente te kultures historike tones.
Kush i tha politikes aktuale te shtrebert te Shqiptarevet te heqi dore nga manastiri?!
Si tha askush. Ata vet hoqen dore nga ky qytet sepse su vinin tamam hesapet e kolltuqeve. Te deklarosh se i ben kurban 3 autobusa me Shqiptare ne Manastir dhe te lejosh qe permes kurrizit te Shqiptarevet te keti qyteti te realizosh agjenda shkatrrimtare per popullin tend, kush popull ne Bote do e kishte lejuar?! Askush, vec shpirtshiturve per nje cope pushtet, dhe ca tendera, per ca lek harami, dhe per ca pozita te mbrojtura ne llogari te popullit te mjere qe lere qe po iku nga Manastiri, por tani po i ndodh edhe Kumanoves, Tetoves, Gostivarit, kercoves e ku jo, repriza e Manastirit.
Shqiptaret qe jetojne ne Maqedoni nese nuk do vetedisohen, do ngelin as pa vatan e as pa shtepi e kapitale, sepse sa te ikin per ne perendin, pas vitesh do ua marin dhe shtepite dhe pasurite e palekundeshme keta. Po, po, kjo i pret te gjith, le ta dine mire me ke kan pune.
Manastirin e mbrojne ca kalores qe luftojne me Mullit e Eres, sa per ta mbajt sadopak ne jete, sepse me kujt si intereson, vec per VOTAT, per keto njerez qe kan mbetur nje grusht mizash sikur.
Me tha ne nje rast nje Hebrait ne Suedi, kur e takova ne lagjen Mondal te Geteborgut me vitin 2012 asaj vere. Po ju Shqiptaret cfar Komb jeni qe se keni Jerusalemin tuaj. Ju e keni te qarte se sa rendesi ka Drita ne nje Komb? ajo duhet ruajtur si syte e ballit. Une e dija kete mesele dhe hic, heshta dhe sbera shamata.
Ne ore mik, i thash nxitojme pas Djallit. Po, pas tije. ne jemi si ajo Miza pa koke. Personi u knell ne fytyre, dhe me tha: ju qenkeni per tu vajtuar me famfar mbase.
kaq nga muabeti qe me shtyu te shkruaj kete mesele, sepse valle do ma kuptojne Shqiptaret tutje nese shkruaj me...!
Fergim Demiri-Nobel, Gazetare dhe Analist.
No comments:
Post a Comment