Drejtuar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Ekselencës së
tijë, Ambasadorit të SHBA-së z. Jess L. Beily.
Ekselenca juaj z. Ambasador.
Duke qënë të brengosur për fatin e këti shteti, dhe për gjendjen e kësaj shoqërije
ku nuk ka aspak civilizim, ku ndodhin akoma gjëra nga mesjeta, vendosëm ne si
shoqatë joqeveritare tju drejtohemi ju, dhe tu faliminderojmë për azhuritetin
dhe reagimin tuaj ndaj situatave të reja të korrupsionit dhe krimit politik, që
po ndodh në vendin tonë.
Ne si shoqatë joqeveritare, moti kemi reaguar në opinion për situatën e
shtrëmbuar në këtë shtet, ku shkilen liritë dhe të drejtat e njeriut, po nga
ata, të cilit sa po e marin pushtetin në dorë, dhe ia mësyejnë punës së kundërligjëshme,
dhe thyerjes së parimeve të drejtësisë dhe ligjeve, por edhe të kushtetutës të
këti vendi.
Ne jemi të indinjuar nga sjellja dhe mosreagimi i Avokatit të Popullit,
(Ombucmanit) të këti shteti i cili i ka heshtur të gjitha shkeljet e ligjeve
dhe të kushtetutës nga politikanët –kriminela të këti vendi, të cilit pas
ardhjes në pushtet, vendosin dinastit dhe despotizmin antiligjorë të tyre, u
marin lirinë të jetesës dhe të shprehjes, vrasin dhe burgosin gazetarë,
gjykojnë ata që ua thonë në sy se janë kriminela dhe të korruptuar, dhe Ombucmani
hesht për të gjitha këto të ngjara.
Detzra e tijë duhet të jetë agile dhe të reagojë jo vetëm kur ka ankesa
drejtuar te Ombucmani, por edhe sipas lajmeve opinionale. Kështu është kudo në
Botë.
Ixhet Memeti, është person i propozuar nga një parti politike (BDI), dhe
eshte i zgjedhur nga Parlamenti i këti shteti, e jo nga qytetarët siç është në
të gjitha vendet e Botës së civilizuar. Ai, jep llogari para atyre që e kan
vendosur, dhe jo para popullit, apo qytetarëve, dhe prandaj ju lusim që ta
aktualizoni këtë çështje në opinion si autoritet, për dorheqjen e Ixhet Memetit
nga posti i Ombucmanit,dhe sjelljes së ligjit të ri në proçedurë të shpejtësuar
për Ombucman, dhe votimin e ligjit në Parlamentin e Maqedonisë.
Në Maqedoni, akoma ka njerëz që ndiqen penalisht për Politikë, akoma ka
përndjekje politike për ide, siç është rasti me Dr. Zdravko Savevski dhe Mr.
Mariglen Demiri. Prokurorija kriminale dhe e korruptuar e këti shteti, akoma
nuk i ka tërhequr akt - akuzat për këta dy persona, edhe pse tani më u zgjodh
Prokuror i ri, dhe u ndrua pushteti i cili premtoi liri dhe demokraci për të
gjith.
Ne si shoqatë, do ti njohtojmë me këto vepra jonormale të pushtetit të ri,
edhe Ambasadat e tjera që janë të stacionuara në Maqedoni nga shtetet e
Evropës, për mëngësitë sistemore të një shteti që akoma nuk ka vendosur të ndryshoi
asgjë nga agjenda e pushtetit të mëparshëm, me karakter fashist dhe kriminal.
Ne kemi rrespekt ndaj jush z. Ambasador, dhe kemi shpresë se do e ngaxmoni
këtë çështje para autoriteteve të këti shteti. Ne jemi shoqatë joqeveritare,
dhe kështu i shikojmë punët, se nuk mund të ket ndryshime rrënjësore, pa pas
dinamizëm në punët sistemore, dhe pa u kyç faktori qytetarë.
Me rrespekt.
No comments:
Post a Comment